Largimi i shqiptarëve, Tomasova: Një ndër shkaqet mungesa e drejtësisë

Mungesën e drejtësisë ambasadorja e Çekisë Bronislava Tomasova e sheh si një shkaqet që detyron qytetarët shqiptarë të lënë vendin e tyre. Diplomatja çeke tha gjithashtu se Shqipëria po humbet para dhe investime nga sistemi jonfunksional i drejtësisë.Bronislava Tomasova: Vendi është duke humbur shumë para dhe shumë mundësi të mira në formën e investimeve të reja për shkak të sistemit jofunksional të drejtësisë. Kjo me siguri është edhe një nga arsyet se pse të rinjtë shqiptarë shprehin mendimin për të jetuar më mirë diku tjetër sesa në vendin e tyre siç tregojnë edhe sondazhet e fundit. Vetëm me një prokurori dhe gjykata funksionale, është i mundur forcimi i kuptimit të drejtësisë, sundimit të ligjit dhe qasjes së bazuar në meritë në sjelljen e përditshme të njerëzve.Ambasadorja çeke Branislava Tomasova shpjegon se nëse nuk miratohet  sa më shpejt Reforma në Drejtësi, që të largojë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, nuk është bërë asgjë.Bronislava Tomasova: Qëllimi është themelimi i një sistemi funksional të gjyqësorit, ku ndërhyrjet politike apo të tjera nuk do të jenë të mundura. Qëllimi është themelimi i një sistemi në të cilin prokurorët dhe gjyqtarët joefikasë, joprofesionistë dhe të korruptuar nuk do të lejohen të punojnë më.Pa miratimin e legjislacionit përfundimtar për reformën, nuk është bërë asgjë. Përkundrazi, me miratimin e reformës, udhëtimi i gjatë i zbatimit do të fillojë, gjë që do të kërkojë shumë vendosmëri. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe joprofesionistë do të duhet të largohen nga sistemi.Ndërkaq konstitucionalisti Gent Ibrahimi tha se për herë të parë krijohet Tribunali GjyqësorReforma në Drejtësi  është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE, dhe ndërkombëtarët kërkojnë miratimin e saj me konsensus të gjerë.