Mark Frroku dorëzon mandatin: Unë, “kurbani” i dekriminalizimit

 Mark Frroku heq dorë nga mandati i deputetit. Përmes një letre që do dorëzohet të premten në kuvend, Frroku ka vendosur në këtë mënyrë që të mos presë vendimin e gjykatës Kushtetuese, e cila më herët kishte marrë në shqyrtim mandatin e tij. Avokati mbrojtës i Mark Frrokut, Tonin Prendi, tha se kërkesa është bërë nga vetë deputeti pas një takimi që kishte pasur me të në ambientet e burgut. Sipas avokatit, Frroku ka hequr dorë nga mandati për t'ju vënë në dispozicion drejtësisë për akuzën që është ngritur ndaj tij. Në ditën kur parlamenti diskutonte për ligjin e dekriminalizimit, deputeti kristiandemokrat Mark Frroku që aktualisht ndodhet nën burg, ka vendosur të dorëzojë mandatin.Frroku nuk shkon në seancat plenare prej rreth 7 muajsh, ndërsa parlamenti po pret vendimin e gjykatës Kushtetuese për mandatin e tij.Kërkesa e firmosur prej Frrokut pritet të dorëzohet nesër në kryesinë e Kuvendit nga avokati i tij Tonin Prendi.Në letër Frroku shprehet se po jep dorëheqjen nga posti për shkak të një gjyqi në Belgjikë dhe se me këtë gjest kërkon që të jetë në dispoziocion të plotë të drejtësië.“Në pozitën e të pandehurit në proçesin gjyqësor që po zhvillohet në shtetin e Belgjikës unë ndodhem në dhomat e paraburgimit në IEVP 302 Tiranë që prej datës 3 prill 2015. Të nderuar anëtarë të mazhorancës ju kërkoj falje për shqetësimet që ju kam sjellur,  por ju garantoj se ato që ajë thënë për mua nga opozita janë të pavërteta. Por për ti hapur rrugë veprimtarisë parlamentare normale  dhe  qeverisë po paraqes dorëheqjen time nga detyra e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë”.I bindur se  ishte kurban i dekriminalizimit, Frroku shpreh indinjatën e tij se kalvari i gjatë me drejtësinë erdhi fill pas largimit nga Partia Demokratike.Pa shigjetuar nuk lë dhe organin e akuzës."I gjithë ky kalavar vuajtjesh ndaj meje dhe familjes sime është politike dhe daton që momenti i divorcit tim me ish-Partinë Shtet, Partinë Demokratike. Gjatë kohës që ne ishim pjesë dhe sponcorizues për ta nuk isha i inkriminuar dhe tashmë në adresën time hidhet një lumë akuzash, përbaltje dhe shpifje të pavërteta të cilat vërtetësinë e tyre do ta tregojë koha shumë shpejt. Meqenëse duhet të penalizohet e të bëhet kurban një deputet për termin e dekriminalizimit më ra mua si pjesë duke mos qenë pjesë e politikës së vjetër 25-vjeçare. Që në momentin e akuzimit tim nga organi i akuzës kam shprehur gadishmërinë për tu përballur me të vërtetën e nuk jam lëkundur në asnjë moment ti shmangem drejtësisë. Por dua ti bëj me dije opinionit publik se unë me ortakun tim  i kam paguar këtij shteti mbi 12 milion euro taksa e tatime, e tashmë Prokuroria e Përgjithshme akuzohem se nuk justifikoj 2 milion dollarë pasuri” shkruan ai.Në përfundim ai ka dhe një mesazh për zgjedhësit e zonës së tij.“Të nderuar zgjedhës të qarkut të Shkodrës ju kërkoj falje që po lë në gjysëm mandatin, por pavarësisht kësaj ju garantoj se do të jem gjithmonë në krahun tuaj, në mbështetje të problemeve të shumta që keni. Pasardhësi im në listën e Partisë Kristian Demokrate në mbështetje dhe përçuese të problemeve të zërit tuaj në Parlament”.Që nga prilli i këtij viti, Mark Frroku është izoluar në qelitë e burgut dhe nuk merr pjesë në seancat parlamentare.Ndalimi i tij është bërë pasi ai akuzohet nga autoritetet belge për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë.Pas dorëzimit të mandatit nga Mark Frroku në listën e kandidatëve të PKD renditet i vëllai që është në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.E treta renditet Mirela Ferracaku.kqz-lista-pkd-shkoder-700x351 12299507_913349002112628_1381549208_o 12287101_913343685446493_1942673614_o