Veliaj: Do rifillojmë projektin e parkimit nëntokësor me kapacitet 1000 makina

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i rikthehet projektit të ish-kryetarit Edi Rama për ndërtimin e një parkingu nëntokësor tek parku “Rinia” që do t’i japë zgjidhje parkimit të afro 1 mijë automjeteve. Zoti.Veliaj nuk dha detaje mbi këtë, projekt por tha se do të çlirojë trafikun dhe qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe qendrën e Tiranës.Në parkun "Rinia" do të ndërtohet një parkim nëntokësor me disa kate me kapacitet  deri në 1000 makina.Bashkia e Tiranës nuk bëri publike detajet e këtij projekti, kohën kur do të nisë kompania punën dhe koston.Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se ky investim është  një zgjidhje për drejtuesit e automjeteve.Veliaj: Ajo që po planifikojmë për buxhetin është se duke qenë se ne do të rifillojmë projektin e parkut, parkimit nëntokësor këtu në Parkun Rinia. Me hapjen e parkimit nëntokësor, i cili do të lehtësojë shumë edhe cështjen e trafikut në qendër të Tiranës, pjesa e atij projekti do të jetë edhe sistemimi i themeleve. Kështu që të mos bëjmë batutë për batutë do ta bëjmë me themeli kur të jetë edhe investimi i madh që do të ndodhë për parkimin nëntokësor, një parkim nëntokësor që besoj do të jetë për rreth 1000 makinë, çka do e clirojë në mnyrë të ndjeshem bulevardin jo vetëm në ditët me shi, por edhe në ditët e tjera dhe cka do na mundësojmë kur të kemi ditët pa makina të mos ndihet fal një parkimi të madh që do të jetë në nëntokë.Bashkia synon që me ndërtimin e këtij parkingu të lehtësojë  trafikun dhe qëndrimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.Një projekt i tillë i ngjashëm ka ekzistuar vite më parë kur në krye të Bashkisë ishte Edi Rama, por nuk mundi të realizohej.