Tradita shqiptare vjen e ekspozuar nëpëmjet produkteve "Made in Albania"

Për katër ditë me rradhë Hotel Rogner është shndërruar në një Odë tipike shqiptare ku mirëpret vizitorë shqiptarë e të huaj të njihen nga afër me elementë që më së miri përfaqësojnë traditën shqiptare të sjellë nga artizanët me produktet e tyre të punuara me dorë.E ftuar specialë në çeljen e panairit "Java shqiptare"ishte Zonja e Parë, Odeta Nishani.Për të dytin vit rradhazi Rogner Hotel Tirana në kuadër të festave të nëntorit ka çelur panairin "Java Shqiptare", i cili do të qëndrojë hapur për vizitorët për katër ditë.Ne ceremoninë e hapjes, Drejtori i Përgjithshëm i Rogner Hotel Tirana, Florian Ilse, premtoi se ky event do të kthehet në nje rit i cili ka për qëllim promovimin e vlerave të jashtëzakonshme që mbart Shqipëria.Ilse: “Falenderim për të gjithë ata që mundësuan organizimin e panairit për të dytin vit rradhazi. Ky event do të kthehet në një rit, i cili ka për qëllim promovimin e vlerave të jashtëzakonshme që mbart Shqipëria dhe ndërgjegjësimin për të përqafuar produktet "Made in Albania".E ftuar në ceremoni ishte Zonja e Parë, Odeta Nishani, e cila ofroi mbështetjen e saj në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.Nishani:Mund të them se edhe pjesmarrja ime në këtë aktivitet është për të treguar mbështetjen në këtë inisiativë të shkëlqyer. Trashëgimia kulturore nuk është mall luksi, por mbrojtja e saj është domsdoshmëri nga të gjithë ne në shoqërinë tonë.Në panair për herë të parë u ekspozuan pjesë të historisë së familjes mbretërore shqiptare nëpërmjet fotove apo objekteve personale të Mbretit dhe Mbretëreshës.