Përurohet sërish Monumenti i Pavarësisë, Veliaj: Mos e vandalizoni
Përgjatë 3 viteve Monumenti i Pavarësisë është përuruar 2 herë. Njëherë sapo u ndërtua në vitin 2012 dhe sot pas rikonstruksionit. Shkak për këtë ndërhyrje të dytë u bë dëmtimi i një pjesë të konsiderueshme të tij. Kryetari i Bashkisë me rastin e 103-vjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë kishte një takim me familjarë të firmëtarëve të deklaratës së Pavarësisë dhe krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri.Monumenti i Pavarësisë në Parkun Rinia është rikonstrukturuar për shkak të dëmtimeve të bëra nga qytetarët përgjatë 2 viteve.Rehabilitimi i tij kushtoi 1 mln lekë dhe kryetari i bashkisë së Tiranës u kërkoi qytetarëve të mos vandalizojnë momentet dhe mos të ndotin ambientet publike.Veliaj: I porositur disa vite më parë, i papaguar ndaj firmës austriake dhe arkitekëve. Ne nuk besojmë në ndërtimin e një shteti dhe një qyteti që jeton me mall të vjedhur, po mbi të gjitha nuk besojmë në një qytet që vandalizon veprat publike, objektet ku ne përkujtojmë. Në 28 nëntor do të kemi ceremoninë e ngritjes së flamurit tek sheshi “Skënderbej” që duam të ftojmë të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e ceremonisë simbolike dhe më pas aktivitetet do të vazhdojnë në parkun e Dajtit.Data 28 dhe 29 nëntor do jenë ditë të ngjeshura me aktivitet të organizuar nga bashkia e Tiranës që nisin me ceremoninë e ngritjes së flamurit në qëndër të qytetit dhe do të pasohen nga aktivitete të tjera në 29 nëntor që do të jetë edhe dita pa makina.Veliaj: Në 29 do të kemi një natë pa makina, që ashtu sic u çliruam nga një pushtues duhet të çlirohemi edhe nga smogu.Në përvjetorin e 103-të të ngritjes së flamurit, në Tiranë dhe kryebashkiaku Veliaj priti në zyrën e tij familjare të firmëtarëve te deklaratës të Pavarësisë dhe krerë e komuniteteve fetare në Shqipëri./Oranews.tv/