ProCredit Bank përuron Zonën e vetëshërbimit 24/7
ProCredit Bank ka inauguruar Zonën e vetëshërbimit 24/7, në Agjencinë ProCredit Tirana e Re. Ky është një investim që ka për synim të sjellë risi në tregun bankar shqiptar në mënyrën e kryerjes së transaksioneve bankare rutinë si për klientë biznesi, ashtu edhe klientë individë.Zonat 24/7 janë të pozicionuara pranë çdo Agjencie ProCredit dhe klientëve të bankës iu mundësohet përdorim i shërbime bankare 24 orë, gjatë 7 ditëve të javës. E veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë, të cilat ju mundësojnë të kryeni vetë një gamë të gjërë shërbimesh bankare, shpejt dhe pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës, apo ditët e pushimit.Shërbimi i depozitimit të keshit përmes pajisjeve si për klientë biznesi, ashtu edhe ata privatë, është një ndër funksionet më të spikatura që ofrohet si një risi ne tregun bankar shqiptar nga ProCredit Bank. Një investim kaq i madh i bankës ProCredit në teknologji, vjen si një koncept i ri bankimi për tregun bankar shqiptar, që ka ardhur si rezultat i nevojës dhe kërkesës së vazhdueshme që klientët e bankës ProCredit kishin për shërbime bankare kur për ta eshtë më e përshtatshme, pa u limituar nga orari zyrtar i bankës.“Është kënaqësi për mua që të jem këtu dhe të konfirmoj përkushtimin e vazhdueshëm të ProCredit Holding – aksionerit të vetëm të ProCredit Bank Shqipëri dhe theksoj se “Zona 24/7” pasqyron vizionin që udhëheq punën tonë – ofrimi i shërbimeve bankare më të avancuara si dhe këshillim i vazhdueshëm financiar për zhvillimin e klientëve tanë”- thesoi Z.Borislav Kostandinov (Kryetari i Këshillit Drejtues të ProCredit Bank)Fokusi strategjik i bankës ProCredit është forcimi i marrëdhënieve me klientët e saj nëpërmjet ofrimit të një shërbimi cilësor, të specializuar për bizneset SME. Implementimi i shërbimeve elektronike rrisin efiçencën dhe në anën tjetër të zhvillojmë dhe më tej rolin e ProCredit si Këshillues, duke siguruar që klientët të marrin këshillim profesional dhe cilësi më të mirë të shërbimeve.Sjellja e shërbimeve bankare moderne që sjellin efiçencë dhe sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm të bizneseve, është dhe në përputhje me misionin e bankës për zhvillimin e bizneseve vendase që ndikojnë pozitivisht dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Padiskutim që nevojat e klientëve të biznesit SME që ProCredit Bank i shërben janë shumë komplekse dhe për t’i shërbyer sipas standardeve më të larta gjermane dhe plotësuar të gjithë gamën e nevojave të tyre, kemi sjelle 19 Zona 24/7, të pozicionuara pranë të gjitha sgjencive të ProCredit Bank, në qytete të ndryshme të Shqipërisë."Këto zona janë të dedikuara për te ofruar për mbushjen e nevojave rutinë të klientëve më lirë dhe më shpejt, pa pritur në rradhë, gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës” – u shpreh gjatë ceremonies sëInaugurimit Znj.Adela Leka (Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive së ProCredit Bank, Shqipëri) Takimin e përshëndeti dhe Ambasadori Gjerman Z.Hoffmann, i cili vlerësoi kontributin e ProCredit Bank, si e vetmja bankë gjermane në Shqipëri, në sjelljen e risive në tregun bankar shqiptar.Kjo risi duhet parë si një arritje e madhe në industrinë bankare, një standard i ri i sjelljes së klientit me bankën që ProCredit Bank sjell për klientët e saj në këtë 20 vjetor të saj. ProCredit Bank është një bankë tregtare e orjentuar drejt zhvillimit.Ajo është e vetmja bankë me 100 % kapital gjerman në Shqipëri dhe që operon në vende të ndryshme të rajonit dhe Gjermani. Aksioneri i vetëm është ProCredit Holding, me qëndër në Frankfurt, Gjermani. Ajo mbikqyret nga autorite të lata të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshërinë e saj./Oranews.tv/