Meta-Chiti, vlerësim progres-raportit për Shqipërinë, mbështetje 5 prioriteteve

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në Romë nga Kryetari i Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin Italian,  Vannino ChitiNë kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta u prit në Romë nga Kryetari i Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin Italian,  Vannino Chiti, me të cilin biseduan mbi forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Italisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe theksoi se përpjekjet e vendit tonë janë përqendruar tek avancimi i axhendës së pesë prioriteteve, duke u fokusuar në reformën kyçe të sistemit të drejtësisë.Kryetari i Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin Italian Chiti vlerësoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë, siç u evidentuan edhe në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian. Pasi vuri në dukje miqësinë tradicionale italo-shqiptare, ai theksoi se Italia do të qëndrojë gjithnjë pranë Shqipërisë për avancimin e axhendës evropiane të vendit tonë dhe të të gjithë rajonit.Meta dhe  Chiti diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet rajonale dhe ndanë bindjen se takimet trilaterale mes Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë i shërbejnë forcimit të dimensionit europian të Ballkanit Perëndimor.Në këtë drejtim, Chiti bëri një vlerësim të veçantë për përqasjen konstruktive dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s gëzon me të gjithë fqinjët e saj. Kjo përqasje, vuri në dukje Chiti, merr një rëndësi të veçantë veçanërisht në këto momente sfidash për sigurinë europiane.Në përfundim  Meta vlerësoi përkushtimin dhe vëmendjen e veçantë që Italia i kushton gjithë rajonit tonë si një vend anëtar i BE gjithnjë në vijën e parë të integrimit europian të Europës Juglindore. Në këtë kuadër, u ra dakord për intensifikimin e marrëdhënieve ndërparlamentare veçanërisht përmes komisioneve parlamentare të integrimit dhe të çështjeve europiane.Chiti pranoi me kënaqësi ftesën e Kryetarit të Kuvendit për të vizituar Shqipërinë.