Braho: Amendamentet për testin e drogës lojëra taktike mizerabël e të pabesa
Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho ka kërkuar që të votohet sot ligji për dekriminalizimin. Në fjalën e tij në Kuvend Braho tha se “amendamentet për testin e drogës janë zvarritje, lojëra taktike mizerabël e të pabesa."Spartak Braho: E konsideroj pavend tendencën për ta tejzgjatur farsën e diskutimeve të sotme vecanërisht turavrapin për të marrë flamurin e autorësisë dhe protagonizmin thjesht për kapital politik si dhe përrenjtë e akuzave dhe llumit që do tentojnë të hidhet edhe sot. Kemi përfunduar një proces mjaf të rëndësishëm dhe historik, mjaft gjëra që nuk i vlejnë më këtij procesi. Qëndrimi pasens i papërgjegjshëm si dhe kërkesa për të sjellë përsëri në vëmendje diskutuar për votim dy amendamentet të ashtuquajtur amendamente të testit të drogës nuk janë normale. Do ta konsideroja këtë synim si zvarrtije, lojëra taktike mizerabël dhe të pabesa, ndërkohë që ky kapitull është mbyllur tashmë njëherë e mirë në Komisionin e Posaçëm.Berisha: Të shtyhet seanca, duhet të jetë dhe Rama. Leskaj: Nuk mund të shtyhetMungesa e kryeministrit Rama në Kuvend ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit Berisha, i cili tha se duhet të shtyhet seanca pasi votimi per ligjin e dekriminalizimit kërkon domosdoshmërisht edhe praninë e kryeministrit.Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit tha se nuk mund të ketë shtyrje të seancës.Halimi: Ligji i dekriminalizimit prish kontratën e qeverisë me kriminDeputeti demokrat Eduard Halimi tha në fjalën e tij në Kuvend se ky ligj ka si objektiv të prishë kontratën e qeverisë me krimin.Halimi: Ky ligj sot ka 2 objektiva te qarte: Te prishe kontraten me krimin e bere para zgjedhjeve, dhe te eleminoje cdo pasoje e ardhur nga ky shkak, pra dekriminalizmin, largimin e plote, te menjehereshem te gjithe atyre zyrtareve me rekorde te tmershme kriminale, kudo qe jane. Te garantoje qe kjo fenomen i tmershem per vendin te mos perseritet me, mos lejoje kryetaret e partive qe te vendosin serish ne te ardhmen as ne parlament dhe as ne administrate publike, njerez me te rekorde te tmershme kriminale. Konferenca e Kryetarëve fut në rendin e ditës ligjin për dekriminaliziminKonferenca e Kryetarëve ka futur në rend të ditës ligjin për dekriminalizimin.Përpara nisjes së seancës plenare u vendos që në rend të ditës të futet edhe ligji për dekriminalizim, për të cilën është arritur edhe një konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, por mbetet për tu diskutuar testi i drogës.Sot në Kuvend do të debatohet për dekriminalizimin, një nga cështjet më të debatuara në politikën shqiptare, i cili do të votohet pas miratimit të amendamenteve kushtetuese