Përmbytjet, Veliaj: Shmangen pas 10 viteve nësë investohen 150 mln dollarë
Tirana do t'i shpëtojë përmbytjeve pas 10 viteve nëse do të investohet 150 mln dollarë për sistemin e kanalizimeve. Ky është vlerësimi i ekspertëve të huaj realizuar për bashkinë e Tiranës, por kryebashkiaku Erion Veliaj tha se nuk ka buxhet për të bërë rehabilitim të tillë.Erion Veliaj: “Kërkon një investim në të gjithë Tiranën mbi 150 mln dollarë. Ju them që buxhetin i Tiranës për investimet është vetëm 10 në vit. Ky nuk është investim por është për të treguar që në 100 ditë ne nuk mund të transformojmë katrahurën e viteve të fundit. Ajo që mund të bëjmë është t’i rrimë punës te koka, dhe çfarë është në dorën tonë ne ta bëjmë”.Në zonat ku përmbytjet janë më masive si në rrugën Don Bosko, në rrugën Siri Kodra, në zonën e 21 dhjetorit dhe në Laprakë 700 punonjës të bashkisë janë në terren për të kryer pastrimin e kolektorëve.Veliaj: “Ne pothuajse pranë çdo pusete kemi staf që monitoron çdo pusetë në këto situata të vështira dhe në këto rrugë që zakonisht përmbyten. Kemi në dispozicion total zjarrëfikëset”.Veliaj garanton se uji i Bovillës është i pijshëm pas trubullimit të burimit per shkak te shirave të së djelës.Erion Veliaj: “Uji është sipas të gjitha standarteve. Sfidoj çdo panikaxhi që të vijë të më sjellë ujë nga gota e vet, do ta pij publikisht, por dua t’ju them që ata që për 4 vjet pinin evian në bashkinë e Tiranës, sot mos na hapin barkun se po i dhemb për qytetarët. Atyre që i vjen uji me shishe me porosi nga Hollanda nuk janë sot në situatë të vlerësojnë ujin që as e pijnë dhe as e prekin kurrë”.Me të rrezikuar nga përmbtyjet janë banorët pranë lumit Tirana, ku gërryerjet nga vërshimi i lumit kane dëmtuar banesat. Një pjesë e banorëve u evakuan por në 48 orët e ardhshme reshjet e shiut do vijojne te jene intensive, dhe ata kërcënohen sërisht nga përmbytjet.