"Rama të pastrojë brenda familjes, jashtë saj nuk ka tagër"
“Të pastrojmë Shqipërinë” po “ Për çfarë pastrimi e kanë fjalën?” shkruan analisti Preç Zogaj në shkrimin opinion me titull “Pastrimi si formulë e kundërt me pastërtinë” të publikuar sot në gazetën “Panorama”"Ta ketë fjalën për katharsin, thua, por ka zgjedhur fjalën pastrim për të mos u dukur se po imiton Fatos Nanon, i cili në vitin 2001 pati ndërmarrë një tur të paharruar politik në shenjën e katharsit, që e la në mes! Nuk duket se Rama ka në mednje katharsin. Po të ishte kështu do të duhej të gjente fjalë të tjera, duke qenë se fjala pastrim i rri shumë ngushtë konceptit të katharsit" shkruan ZogajAi sheh me kriticizëm nismën dhe i sugjeron Kryeministrit që në vend të propagandës të marrë nisma konkrete.Pjesë të tjera nga opinion i Preç Zogajt:Të jesh pastrues, të marrësh përsipër i pari pastrimin e vendit, do të thotë të jesh vetë i pastër. Në mos i kulluar fare, më i pastër se të tjerët. Në planin propagandistik, që është plani ku Edi Rama është kapur si me mastik, kjo duket se bën akoma punë. Më e pakta, u jep mundësi eskortave të rralluara të militantëve, servilëve dhe zëdhënësve të hapin gojën, të metojnë epërsi ndaj palës tjetër së paku në rrafshin e një gjëje që mashtrueshëm ngjan të jetë subjektive dhe e pamatshme, siç është të qenit ose jo i pastër në politikë.....Në turin e tij në hava “Të pastrojmë Shqipërinë” Edi Rama po tregon se nuk ka as kulturën, as qartësinë, e domosdoshme. Opozita, dhe madje dhe aleatja e tij LSI janë gjithnjë një ose shumë hapa përpara tij, në sfidën positive për një pastërti më të madhe në politikë, që është koncept gjithashtu i ndryshëm, më realist dhe më human se koncepti jakobinist pastrim...“Të tjerët po ecin me projekte konkrete, me nisma konkrete. Rama me propagandë. Së paku, të marrë guximin dhe të pastrojë qeverinë e tij dhe administratën e tij, nga të korruptuarit dhe të paaftët me damkë, që vendosin, që bëjnë ligjin. I ka në tenderat pa garë dhe me dorë të rëndë, i ka në dogana, i ka në tatime, i ka kudo. Të pastrojë brenda familjes, se jashtë saj nuk ka tagër, nuk bëhet dot gjykatës, edhe po të dojë./Oranews.tv/