Stuhia dëmton rrjetin në Vau i Dejës, 30 mijë banorë pa drita

Stuhitë që përfshin vendin tonë prej mbrëmjes së të shtunës, 21 nentor, kanë shkaktuar probleme të shumta në rrjetin elektrik të bashkisë Vau Dejës.Prej më shumë se 12 orësh, rreth 30 mijë banorë vuajnë mungesën e energjisë elektrike, pasi shumë shtylla të tensionit të mesëm u dëmtuan dhe kabllot elektrik u këputën.Pasi inspektoi nga afër situatën përmes përfaqësuesve të saj, bashkia Vau Dejës pranoi se gjendja paraqitet problematike në të gjithë zonën.Altin Fushaxhia, sekretar i keshillit bashkiak Vau Dejës i bën apel OSHEE-në që të ndërhyjë sa më parë në riparimin e linjave të dëmtuara.Një pjesë e territorit të qendrës së Vau Dejesit, zona e Vig Mneles, Bushatit dhe Hajmelit, janë në erresirë të plote që prej orës 23.00 të së shtunës, nderkohe qe Bashkia Vau Dejes, fton OSHEE të marra masat e menjehershme për të siguruar furnizimin me energji për komunitetin./Oranews.tv/