Obama bën thirrje për shkatërrimin e Shtetit Islamik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka nënvizuar se Amerika dhe aleatët e saj nuk do të lëshojnë pe në luftën kundër terrorizmit, deri në asgjësimin e plotë të ekstremistëve.Lideri i Shtëpisë së Bardhë, bëri thirrje për bashkëpunim më të gjerë midis ndërkombëtarëve, duke prezantuar edhe një taktikë të për të luftuar Shtetin Islamik."Nuk do t'a pranojmë idenë se sulmet e terroristëve në teatro, restorante apo hotele janë një gjë normale, sikurse nuk do të pranojmë idenë që ne jemi të pafuqishëm për t'i ndaluar ata. Ne do të marrim mbrapsht çdo hapësirë tokësore të pushtuar prej tyre, do të ndalojmë çdo financim për ta si dhe do të godasim liderët e tyre. Kjo gjë do të vazhdojë deri në përmbushjen e misionit tonë."Më tej Obama foli për situatën në Siri si dhe marëdhëniet me Rusinë.Ai u shpreh se gjatë samitit të G20-ës kishte biseduar me Presidentin Putin, sa i përket rrëzimit të avionit rus në gadishullin e Sinait, duke i premtuar liderit të Kremlinit më shumë mbështetje.Në mbyllje, Presidenti i SHBA-së tha se dy vendet po mundohen të gjejnë një gjuhë të përbashët për zgjidhjen e krizës në Siri."Rusia nuk ka dhënë ndonjë premtim për Presidentin Asad, por mund t'iu them se ata kanë pranuar problemet në Lindjen e Mesme të zgjidhen përmes dialogut" përfundoi Obama.