Nishani: Të angazhuar për kontrollin e kufijve nëse ndryshon korridori i emigrantëve

Në mbledhjen e djeshme (21 nëntor) të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me situatën e krijuar në rang global si pasojë e sulmeve terroriste, presidenti i Republikës Bujar Nishani tha se “në vendin tonë nuk ka nevojë për përhapjen e panikut dhe se janë marrë masat e nevojshme parandaluese ndaj sulmeve të mundshme”.Kreu i Shtetit gjithashtu tha se “Shqipëria është e angazhuar plotësisht për kontrollin e kufijve në rast të ndryshimit të korridorit të emigrantëve si dhe për parandalimin e trafikimit të armëve”.Presidenti Nishani theksoi se “Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe si vend kandidat për në BE ka detyrimet e përgjegjësitë e veta”Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nisi dje në orën 19:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta pa praninë e medias.[caption id="attachment_622123" align="alignnone" width="640"]Mbledhja e keshillit te sigurise Këshillit të Sigurisë Kombëtare[/caption][caption id="attachment_622122" align="alignnone" width="640"]Mbledhja e keshillit te sigurise1 Këshillit të Sigurisë Kombëtare[/caption][caption id="attachment_622121" align="alignnone" width="640"]Mbledhja e keshillit te sigurise2 Këshillit të Sigurisë Kombëtare[/caption]