Pas 24 orësh ankorohet në port trageti ‘Rapsodi’

Pas 24 orësh në gjirin e Kepit të Rodonit trageti "Rapsodi" ka arritur të ankorohet në port rreth orës 09:30.Era e fortë dhe dallgët e detit me forca 3-4 ballë kanë pamundësuar ankorimin e tragetit ditën e djeshme (21 nëntor) në portin e qytetit bregdetar.Trageti ‘Rapsodi’ kishte 130 persona në bord.Ankorimi i tij ka hasur vështirësi, për shkak të përmasave të tragetit.‘Rapsodi’ qëndroi gjatë natës në gjirin e Kepit të Rodonit.Përkeqësimi i kushteve atmosferike që nga dita e djeshme ka sjellë problemet e para në trafikun detar.Në port po ankorohen dy tragete të tjerë./Oranews.tv/