Malaj: Heqja e taksës për biznesin e vogël e pavlerë përballë penaliteteve

Rritja e pragut për bizneset e vogla deri në 5 milion lekë xhiro në vit nuk do të sjellë efekte në një kohë që qeveria po zbaton penalitete me gjoba shumë të rënda ndaj bizneseve.Ky është vlerësimi i një prej ish-drejtuesve më të sukseshëm të financave shqiptare.Arben Malaj thekson se taksa që do të hiqet është e shoqëruar me kosto shumë të larta teknologjikeArben Malaj:Siç është kostoja që biznesi duhej të blinte një kasë sikur kishte në dorë Samsung 6. Një kosto kaq e shtrenjtë për kasën kur taksa e tij do të jetë zero. Ka biznese që janë shumë të vogla dhe kostoja e teknologjisë me të cilën qeveria kërkon të kapë mat biznesin është kaq e madhe sa më shumë e çon atë drejt falimentimit”Ai i bën thirrje qeverisë që të rishikoj nivelin e gjobave ndaj biznesit .Arben Malaj: “Mendoj se është e nevojshme që qeveria pa u ndjerë në vështirësi, duhet menjëherë të rikthejë në parlament për rishikimin pr/ligjin për ndryshimet e procedurave tatimore për disa nga gjobat e parashikuara për atë ligj.Ndërsa në lidhje me buxhetin për vitin e ardhshëm Arben Malaj vlerëson si problem shkurtimin e shpenzimeve.Arben Malaj: “Kam një shqetësim profesional. Reduktimi i shpenzimeve buxhetore mund të cënojë cilësinë e funksioneve e shërbimeve publike”Aktualisht paketa fiskale dhe buxheti për vitin e ardhshëm kanë nisur diskutimet në komisionet parlamentare dhe në 4 dhjetor pritet të kalojnë për miratim në parlament.arben malaj ora news/Oranews.tv/