1650 punonjës të OSHEE në gatishmëri, fshatrat pa energji elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2015, 19:15
Moti i keq me stuhi ere dhe reshje të shumta shiu ka krijuar avari në furnizimin me energji elektrike.Ndërhyrja e 26 grupeve të punës së OSHEE në terren me një personel prej 1650 punonjësish ka përmirësuar disi situatën.
Sipas informacioneve më të fundit nga OSHEE, mësohet se nga 192 fidra të stakuar (linja që furnizojnë konsumatorët)që ishin paradite, numri i tyre ka zbritur në 75.
Problem vijojnë të mbeten zonat rurale, malore, etj, ku kushtet atmosferike dhe terreni e bëjnë të vështire punën e brigadave të OSHEE për ta rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike.
Ndërkohë të gjithë hidrovorët janë në punë.
Nga avaritë te Tensioni i Lartë janë prekur këto zona:Nënstacionet (Nst) Rrogozhinë ( jashtë pune çelësi 10 kV i transformatorit (tr) të fuqisë) dhe Nst Shkozet (TR 5 160 MVA jashtë pune)Nst Reps (dëmtuar tr i fuqisë)Jashtë pune linjat 35 kVL 35 kV Kuç – HimarëL 35 kV Shijak - NdroqVazhdon puna nga brigadat e mirëmbajtjes për kthimin në gatishmëri të nënstacioneve dhe linjave 35 kV që janë jashtë pune. Nst 35/6 kV TEC ka rritje të nivelit të ujit dhe rrezikohet përmbytja në nenstacion.Nga avaritë në Tensionin e Mesëm, janë prekur këto zona:Berati Zonat pa energji: Divjakë dhe Mertish (Lushnje)DurrësZona pa energji: Shijak, Fushë Krujë, Golem, Rrogozhinë, Komuna Gosë, Luzi i Madh, Malësia Rrogozhinë dhe një pjesë e periferisë së Durrësit (ish-Kënata, Spitalla)Shkodër Zonat pa energjia: Kallmet në Lezhë, Iballë, Arës, Miliska në Pukë, Bushat, Rrethina,Velipojë dhe një pjesë e qytetit ShkodërFier Zona pa energji: Levan, Libofshë, Frakull, Cakran dhe një pjesë e MifolitGjirokaster Zona pa energji: Lazarat, Dropull dhe Kardhiqi, Himarë, Livadhia, Jalë, Vuno, Dhërmi, Palasë, Pilur.Tirana Zona pa energji: Zallbastar, Mëzez, Yzberisht, Shkozë, Paskuqan, Gërdec, Ndroq, Preza, Valias, Shëngjergj, Shupal dhe IbeNë zonën Kodra e Diellit në Tiranë, janë shkëputur 3 fridra dhe janë duke punuar për zgjidhjen e problemit dhjetëra punonjës të Drejtorisë Rajonale Tiranë.