Alarm për bombë, avioni turk bën ulje të detyruar në Kanada

Një avion i linjës Turkish Airline që u nis nga Nju Jorku i Shteteve të Bashkuara bëri ulje të detyruar në Kanada pas një kërcënimi për bombë, thonë zyrtarët kanadezë.Avioni turk me 256 persona në bord u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin ndërkombëtar Halifax në lindje të Kanadasë.Avioni Airbus A330 kishte si destinacion Stambollin. Ishin forcat policore dhe ato zjarrfikëse që ndihmuan në evakuuimin e pasagjerëve.Policia kanadeze po investigon, por nuk ka dhënë komente mbi detajet e alarmit për bombë, shkruan BBC.Incidenti vjen një javë pas sulmeve në Paris, ku u vranë 129 persona./Oranews.tv/