Shkarje dheu në në një minierë, deri tani 90 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2015, 10:23
Një shkarje dheu në një minierë ka vrarë të paktën 90 persona në pjesën veriore të Mianmar, raportojnë dëshmitarët.Viktimat u zunë përfund kur një grumbull i madh mbeturinash të kompanive minerare u rrëzua, raportojnë mediat burmeze.Shumica e të vdekurve jetonin pranë vendgrumbullimit të mbeturinave, me shpresën që të kërkonin objekte për t’i shitur.Ata grumbullonin më së shumti një lloj guri jeshil që e përdornin për të bërë bizhuteri.Në orët e para të së dielës u raportuan rreth 90 të vdekur, por dhjetra të tjerë ende nuk janë gjetur.Një operacion i madh shpëtimi nga Kryqi i Kuq, ushtria, policia dhe grupe të komunitetit lokal ndodhen në vendgjarje në përpjekje për të ndihmuar njerëzit.
