1 i vdekur në Dibër, në Mat lumi del nga shtrati, evakuohen disa familje
Moti i keq ka goditur të gjithë vendin nga jugu në veri duke lënë pas një viktimë, përmbytje, bllokime rrugësh dhe mungesë të energjisë elektrike.Në këtë situatë me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri janë mbledhur Shtabet e Emergjencave në çdo Prefekturë, të cilat po ndjekin dhe monitorojnë situatën në vazhdimësi.27-vjeçari, Adil Vladi, rezulton i zhdukur në Lurë të Dibrës pasi e ka rrëmbyer rrjedhja e ujit ndërsa po punonte për të pastruar kanalin e një hidrocentrali. Policia dhe banorët e zonës vijuan deri në orët e mbrëmjes kërkimin e trupit të të riut por pa sukses.Ndërkaq dalja nga shtrati e Lumit Mat ka detyruar evakuimin e disa familjeve në fshatin Zenisht. Në të gjithë qarkun po hasen probleme të theksuara me furnizimin me energji elektrikeNë Durrës, situata më problematike nga përmbytjet është shënuar në Fushë Krujë përkatësisht në fshatrat Zezë, Tapizë, Nikël, ujërat e lumit Zezë depërtuan në banesa dhe vunën nën pushtetin e tyre toka bujqësore.Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut dhe erërat e forta shkaktuan probleme në qarkun e Kukësit. 16 banesa janë dëmtuar në Tropojë dhe disa të tjera në Zapod.Ora 19:30 Situata drejt normalizimit në qarqet Tiranë, Dibër, Kukës, DurrësPas reshjeve të shiut me intensitet të lartë të një natë më parë dhe gjatë paradites së sotme, situata në mbrëmje po shkon drejt normalizimit. Situata deri në orën 19:30 sipas qarqeve paraqitet si vijon:Qarku Tiranë:Prefekti i Qarkut Tiranë, ka nxjerrë një Udhëzim për situatën e krijuar nga rrëshqitja e dherave në rrugën “Karl Gega”. Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve së Bashkisë Tiranë po punon për normalizimin e situatës së krijuar.Në Laprakë dhe Bathore, në lagjen “Komuna e Parisit” dhe pranë ish-ekspozitës “Shqipëria sot” ka rënie të nivelit të ujit. Aktualisht në autostradën Tiranë-Durrës qarkullohet pa probleme.Në lagjen “Don Bosko” ka ende prezencë uji në disa pallate dhe po punohet me mjetet e shërbimit zjarrfikës për largimin e tij.Për shkak të rritjes së nivelit të prurjeve të lumit të Tiranës, në Babru ka pasur dalje të ujërave jashtë shtratit duke rrezikuar përmbytjen e banesave. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë dhe ka evakuuar disa familje.Në Paskuqan, Valias dhe Bregu i Lumit ka pasur prezencë uji në disa banesa. Forcat e Armatosura po punojnë me 3 motorpompa për largimin e ujërave.Disa familje janë evakuuar edhe në Kamëz e Paskuqan, pasi në banesat e tyre ka prezencë uji.Nënstacionet elektrike në Kombinat, Kamëz dhe Laknas kanë qenë të mbushura me ujë dhe si pasojë ka pasur ndërprerje të energjisë në këto zona, por pas ndërhyrjeve për largimin e ujit situata është normalizuar dhe është rikthyer energjia. Probleme me ndërprerjen e energjisë ka pasur edhe në Shëngjergj e Paskuqan. Grupet e OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve.Qarku Kukës.Në të gjithë territorin e Bashkisë Tropojë, për shkak të erës së fortë, janë dëmtuar çatitë e 50 banesave. Gjithashtu janë dëmtuar dhe 2 ura, që lidhin Tropojën e Vjetër me Bajram Currin dhe ura që lidh lagjen Geghysenaj-Selim. Komisioni i Emergjencave Civile në qark vazhdon të ndjekë situatën e krijuar nga reshjet e fundit duke ndërmarrë edhe masat parandaluese përkatëse.Qarku Dibër.Me ndërhyrjen e 3 fadromave është zhbllokuar aksi në hyrje të qytetit Burrelit, ku pati rrëshqitje dherash. Në zonën e Klosit me ndërhyrjen e Bashkisë dhe Drejtorisë së Bordit Kullimit u eliminuan pasojat e rrezikut të daljes së prurjeve të ujërave jashtë shtratit të kanalit të Klosit.Në njësitë administrative dhe fshatrat ka disa dëmtime dhe bllokime të pjesshme të rrugëve, por më problem është dëmtimi i segmentit të fshatit Frankth dhe Bater ku është dëmtuar një urë e vogël. Do të ndërhyhet sa më shpejt nga firma ndërtuese, pë riparimin e saj. Grupet e specialistëve të Emergjencave kanë nisur verifikimin e banesave të dëmtuara nga prezenca e ujit, ndërsa në Ulëz raportohet për rreth 30 shtylla elektrike të dëmtuara.Qarku Durrës.Situata është drejt normalizimit në zonën më të prekur në Fushë-Krujë, pasi prurjet e lumit Zezë janë duke rënë. Furnizimi me energji elektrike po kryhet normalisht dhe hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.Ora 18:38 Lumi Mat del nga shtrati, evakuohen disa familje në fshatin ZenishtSituatë e rënduar në qarkun e Dibrës. Si pasojë e reshjeve lumi Mat ka dalë nga shtrati. Policia ka evakuar disa familje në fshatin Zenisht. Furnizimi me energji mungon në 9 njësi administrative të këtij qarku. Policia njofton gjithashtu se janë ndërprerë kërkimet për personin që u mbyt sot.18:19 Mblidhen Emergjencat në Kukës, rrëshqitje dheu në rrugë, mungesë energjieQarku i Kukësit ka mbledhur Shtabin e Emergjencave Civile lidhur me problematikat e shkaktuara nga moti i keq.Problemet që ka qarku i Kukësit kanë të bëjnë me rreshqitje të dherave e gurëve në pothuajse të gjitha segmentet rrugore, ku me problematike situata është në rruget që lidhin Bushtricën, Shishtavecin dhe në autostradë. Në Tropojë janë dëmtuar 16 banesa dhe disa banesa në Zapod e dy objekte biznesi në Has. Ka probleme me energjinë elektrike në 5 njësi administrative dhe pothuajse gjysma e rrethit të Tropojës.Ora 15:39 Ushtria ndërhyn për të normalizuar situatën në Paskuqan Pas kërkesës së Shtabit të Emergjencave, forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë me motopompa në zonën e Paskuqanit në kryeqytet për të normalizuar situatën pas përmbytjeve nga reshjet.Ora 15: 20 Situata e permbytjeve ne Qarkun Tirane, Durres, Kukes, Diber, Gjirokaster Në bazë të të dhënave nga Shtabet e Emergjencave në Prefektura si dhe të informacioneve të grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile deri në orën 15: 00 situata në të gjithë vendin është kjoQarku Tiranë:- Ka pasur probleme të përmbytjes nga uji në zonat përballë ish ekspozitës “Shqipëria sot”; në Kodër Kamëz rruga “Rustem Haklaj”; si dhe në Yzberisht, rruga “Riza Juka”.Në vendngjarje është dërguar automjet zjarrfikës për thithjen e ujit dhe punonjës nga bashkia e Tiranës dhe struktura të tjera për normalizimin e situatës.Prezencë uji ka edhe në disa rrugë kryesore të qytetit Tiranë dhe në zonat përreth.- Tek ish-stacioni i trenit rruga “Karl Gega” ka një shembje dheu në një gropë pallati. Po merren masa urgjente nga Njësia Administrative për ndërhyrje në këtë situatë.- Autostrada Tiranë-Durrës, është përkohësisht me trafik të rënduar për shkak të prezencës së ujit në autostradë. Po punohet në bashkëpunim me Drejtorinë e ARRSh për normalizimin e situatës.- Në lagjet Kombinat, Yzberisht, Kashar, dhe Paskuqan ka ndërprerje të energjisë elektrike. Grupet e OSHEE janë në terren për riparimin e difekteve.Qarku Kukës:Për shkak të reshjeve që vazhdojnë reshjet me intensitet të lartë, ka pasur ndërprerje të energjisë dhe inerte në mjaft prej akseve rrugore. Nga erërat e forta është dëmtuar në disa vende edhe sinjalistika rrugore.Problem është rrëshqitja e aksit rrugor Kukës-Bushtricë Km 29 dhe rrëshqitja e aksit Krumë-Qafë Prush në vendin e quajtur Bregu - Vlanës.Është dëmtuar një biznes në Bashkinë Has, si dhe dy stallë bagëtish në fshatin Domaj.Megjithatë në territoret e Bashkive nuk ka bllokim të qarkullimit.Ka ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i erëra të fuqishme që kanë goditur linjat e tensionit të mesëm e të ulët duke shkaktuar këputje telash dhe rënie shtyllash.Aktualisht janë pa energji:Rrethi Kukës - Njësia Administrative Arrën, Kalis, Grykë Çaj, Malzi, Zapod, Shishtavec, Topojan. Rrethi Has - Njësia Administrative Fajza, Gjinaj (tre fshatra), Golaj (dy fshatra). Rrethi Tropojë - Lekbibaj, Margegaj, Tropojë e Vjetër, Bytyç.Qarku Dibër:Në njësinë Administrative Lurë, ka humbur jetën Adil Vladi 27 vjeç, i cili ishte duke pastruar një kanal uji në hidrocentralin Lura 1, Lura 2, në Armollë. Sipas informacioneve ai është rrëmbyer nga rrjedha e ujit. Po punohet nga strukturat e policisë dhe banorët për gjetjen e trupit të shtetasit. Problem në të gjithë qarkun mbetet furnizimi me energji elektrike, pasi ka disa fshatra të Dibrës dhe mjaft zona të rrethit të Matit ku mungon energjia elektrike. Nga an tjetër, megjithë reshjet e dendura, nuk ka pasur dëmtimeve në infrastrukturë apo rrëshqitjet të dherave ndërkohë që të gjithë akset rrugore janë të kalueshme pa probleme. Vetëm në dalje të Burrelit, ka një dëmtim të rrugës nacionale nga rreshqitjet. Po punohet nga bashkia Mat me dy fadroma për hapjen e rrugës.Qarku Durrës:Probleme më të rënda janë konstatuar në Fushë-Krujë përkatësisht në fshatrat Zezë, Tapizë, Nikël pati fryrje të lumit Zezë, i cili depërtoi në disa banesa në dy lagjet e fshatit Zezë, që janë pranë lumit. Uji dëmtoi dhe një pjesë të rrugës pranë urës që lidh fshatin Vrion dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe këmbët e urës së fshatit Zezë. Tashmë niveli i lumit ka rënë. Në Fushë-Krujë pati fryrje të lumit tek ura kryesore e qytetit.Në zonën e Cudhisë ka rrëshqitje dheu në rrugën e Bruz Malit dhe të Shkretës. Hidrovori i Porto Rromanos dhe ai Hamallaj janë në gatishmëri dhe situata është pa probleme.Qarku Shkodër:Njoftohet se në zonën e Malësisë së Madhe, Kelmendit, Kozhnje e Pronjet janë dëmtuar dy ura që lidhin fshatrat Kozhnje, Nikç e Vukël.Qarku Gjirokastër:Në fshatin Petran, të bashkisë Përmet, si rezultat i motit të keq dhe erës së fortë, është dëmtuar një stallë bagëtish në pronësi të një shtetasi.Ora 14: 30 Ne Kukes, punonjesi i OSHEE-se bie nga shtyllaNë Kukës një punonjës i OSHEE-së ka rrezikuar jetën pasi ka rënë nga shtylla ku po punonte. Sipas policisë së Kukësit ngjarja është shënuar në nënstacionin e Rexhepajve. Elektricisti I identifikuar si Mexhit Muja është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që është ndërprerë energjia në të gjitë zonën14: 30 Ne Diber shemben dy ura në fshatin Stojan te MatitNë Dibër njoftohet se nga vërshimi i ujit dhe reshjet e dendura janë shembur dy ura në fshatin Stojan të Matit. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve të lëvizin nga Uraka, jo nga Shkopeti pasi ka prani gurësh në rrugën e ShkopetitOra 13: 58 Tahiri urdhëron mbledhjen urgjente të të gjithë Shtabeve të Emergjencave Civile në çdo qarkMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri urdhëron mbledhjen urgjente të gjithë Shtabeve të Emergjencave Civile në çdo qark, nga Prefektet“Jane angazhuar te gjitha strukturat e Emergjencave per te perballur çdo situate te veshtire dhe ardhur ne ndihme qytetareve, te cilet i ftojme te telefonojne ne numrin falas te Policise se Shtetit 129.”
Bregu i Lumit, banori heq ujin me kova nga shtëpiaBregu i Lumit, banori heq ujin me kova nga shtëpia: Zyrtarët të mos vijnë vetëm për vota këtej / Per me shume klikoni ne http://www.oranews.tv/vendi/622230/Posted by Ora News on Sunday, November 22, 2015
Pamje nga permbytja ne BathorePamje nga permbytja ne Bathore / Per me shume lexoni ne http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-perfshihet-nga-stuhi-me-ere-e-shi-pezullohet-lundrimi/Posted by Ora News on Sunday, November 22, 2015
Permbytet zona e Laknasit / Per me shume lexoni ne http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-perfshihet-nga-stuhi-me-ere-e-shi-pezullohet-lundrimi/Posted by Ora News on Sunday, November 22, 2015

Fushe Kruje, lumi Zeze del nga shtrati[/caption]Lumi Zez del nga shtrati, përmbyt qendrën e Fushë-KrujësPO NDODH / Lumi Zezë del nga shtrati, përmbyt qendrën e Fushë-Krujës / Per me shume lexoni ne http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-perfshihet-nga-stuhi-me-ere-e-shi-pezullohet-lundrimi/Posted by Ora News on Sunday, November 22, 2015
Permbytjet ne Bathore[/caption][caption id="attachment_622283" align="alignnone" width="640"]
Permbytjet ne Bathore[/caption][caption id="attachment_622284" align="alignnone" width="640"]
Permbytjet ne Bathore[/caption]Viktima e pare ne DiberNdërkohë u shënua dhe viktima e parë në Dibër. Sipas informacionit paraprak në fshatin Lure humbi jetën një 27 vjeçar duke pastruar kanalet që çojnë në furnizimin me ujë të çentraleve Lura 1 dhe Lura 2 .Si pasoje e reshjeve të shiut dhe prurjeve të mëdha dyshohet të jetë mbytur Adil Vladi 27 vjeç banues ne fshatin Lure. Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen e tij.Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në autostradën Tiranë- Durrës[caption id="attachment_622216" align="alignnone" width="636"]
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në autostradën Tiranë- Durres[/caption][caption id="attachment_622215" align="alignnone" width="640"]
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në autostradën Tiranë- Durres[/caption][caption id="attachment_622227" align="alignnone" width="636"]
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në autostradën Tiranë- Durres[/caption]Po ndodh / Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në autostradën Tiranë- Durres / Per me shume lexoni ne http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-perfshihet-nga-stuhi-me-ere-e-shi-pezullohet-lundrimi/Posted by Ora News on Sunday, November 22, 2015
Prurjet e lumit të Tiranës paraditen e sotmeShikoni prurjet e lumit të Tiranës paraditen e sotme. Video e postuar nga gazetarja e Ora News Manjola Hasa / http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-perfshihet-nga-stuhi-me-ere-e-shi-pezullohet-lundrimi/Posted by Ora News on Sunday, November 22, 2015