Frika nga sulmet terroriste, ekspertët: Edhe Shqipëria e rrezikuar
Fakti që Tirana mund të jetë vënë nën shenjestër të akteve terroristëve, nuk është surprizë për eskpertët. Në një intervistë për Ora News eksperti i lartë i çështjeve të sigurisë Arjan Dyrmishi, shpjegon se Shqipëria është në rrezik po aq sa vendet e tjera të rajonit. Por Dyrmishi ngre pikëpyetje për taktikat që Shteti Islamik përdor për vendet e Ballkanit ku në plan të parë për ta qëndron rekrutimi.Arjan Dyrmishi: “Po, jemi të kërcënuar nga ISIS për aq kohë sa ISIS-i ka shpallur një plan për Ballkanin por në qasjen taktike të ISIS-it, më shumë në Ballkan ata do donin që të përdornin shpërndarjen e propagandës së tyre dhe të rrisnin mbështetjen”.Fakti që aktet terroriste nuk kanë asnjë kosto për ekstermistët, përeEkspertin e lartë të çështjeve të sigurisë rrit ekspozimin ndaj sulmeve terroriste.Arjan Dyrmishi: “Nga pikëpamja e kostove të këtij operacioni mendoj se mund të jetë ndër operacionet më pak të kushtueshme, mjafton që të kesh njerëz të radikalizuar të gatshëm për të vdekur”.Por si i kanë parë ngjarjet e fundit që përgjakën Parisin, besimtarët myslimanë që jetojnë në Shqipëri. Luljeta, studente e gazetarisë shpjegon se terroristët vrasin në emër të një feje, që nuk i përket besimit të saj.Luljeta: “Nëse ata po përpiqem islamin, fenë time me anë të këtyre akteve besoj se po bëjnë të kundërtën”.Ajo ndihet keq kur muslimanët barazohen me terroristët, ndaj ka edhe një mesazh.Luljeta: “Kur u bë shpërthimi i kullave binjake në Amerikë, të gjithë filluan të thonin që myslimanët janë terroristë. Në atë kohë mund të ndihesh pak keq, sot përkundrazi ndjehem më me shumë vlera”Kryeqyteti shqiptar prej ditësh zgjohet në masa të rrepta sigurie. Në sheshe, rrugë, mjete apo stacione të transportit urban, vende të mbipopulluara, është rritur gatishmëria e efektivëve të armatosur, për të shmangur ndonjë akt të mundshëm terrorist.