Me euro false do parapaguante drogën, i bllokohen 30 mijë kartmonedha
Një sasi prej 30 700 kartmonedha Euro, të dyshuara si të falsifikuara e janë sekuestruar nga policia e Korçës.Sipas policisë shuma do të shërbente si parapagesë, per blerjen e një sasie lënde narkotike. Mësohet se kartmonedhat ishin të prerjeve 100 dhe 200 Euro, të dyshuara të falsifikuara.Policia arrestoi Gentian Oshafin I cili kishte vendosur shumën e eurove në një çantë të vogël personale.“Sqarojmë se, ky shtetas, shumën me kartëmonedha Euro, të dyshuara si të falsifikuara, dyshohet se do ta përdorte si parapagesë, për blerjen e një sasie lënde narkotike” informoi sot policia duke lajmëruar finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Dorëzimi”Gentian Oshafi, 28 vjeç, banues në fshatin Blacë, të rrethit Pogradec u arestua në fshatin Lozhan. Kartëmonedhat falso u gjetën kontrollit të automjetit tip “Fiat” me targa AA 455 GH, që ky shtetas drejtonte.Nga një vëzhgim me sy të lirë, duke parë foton e kartëmonedhave, flitet për një shumë rreth 20 mijë euro.Sekuestrohen 30700 kartmonedha Euro, të prerjeve 100 dhe 200 Euro, të dyshuara të falsifikuara.1 automjet2 aparate celulare1 pasaportë. [caption id="attachment_622320" align="alignnone" width="679"]
Makina e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_622318" align="alignnone" width="640"]
Kartemonedhat false[/caption]