Rrugë e banesa nën ujë në Tiranë, mblidhet shtabi i emergjecave
Rrugët kryesore dhe disa zona në Tiranë janë përmbytur. Kjo ka detyruar prefektin, Sadi Vopsi, të mbledhë Shtabin e Emergjencave dhe Bashkinë e Tiranës për të evituar pasojat në banesa. Situtata është paraqitur më problematike në rrugën “Siri Kodra”, në “Don Bosko” dhe Paskuqan. Kryebashkiaku bëri thirrje që qytetarët të telefonojnë në numrin 128 për rastet emergjente.Shifat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur disa lagje dhe rrugët kryesore të Tiranës.Kjo situatë ka detyruar prefektin e qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi, të mbledhë Shtabin e Emergjencave dhe Bashkinë e Tiranës që jetë në gatishmëri me gupe pune në terren.Vorpsi tha se prioritet është jeta e qytetarëve dhe parandalimi i katastrofave, duke kërkuar që të garantohet kalueshmëria rrugore.Drejtori i Ndërmarrjes nr 2 të Tiranës, Redi Molla, tha se mbi 150 veta po punojnë në terren në zhbllokimin e pusetave dhe kolektorëve.Molla: "Ne jemi në gatishmëri diku me 150-180 veta nën zona të ndryshme. Forcat janë përqëndruar më tepër tek zona e “Don Boskos”, “Siri Kodra”, rruga “Muhamet Gjollesha”, jemi munduar të hapim pusetat dhe të bëjmë zhbllokimet. Ka pasur një problem me ngritjen e nivelit të lumit të Lanës".Kryetari i Bashkisë së Tiranës njoftoi qytetarët të telefonojnë në numrin 128 për të raportuar për problemet nga përmbytjet.Veliaj: "Javë shirash në Tiranë, të gjitha brigadat në terren! Telefononi 128 në raste emergjencash ose 0800-0888 nga nr fiks. Evitoni kalimin në segmentin malor Zall Dajt - Zall Bastar ku po punohet për riparime nga reshjet! Kujdes pranë lumenjve e përrenjve sot".Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, urdhëroi stukturat e PD të jenë në terren.Leonard Olli: Është koha për të reaguar në terren dhe jo nëpërmjet virtualitetit sikundër është mësuar për fat të keq të orientohet dhe të veprojë në këto muaj pune, kryetari i Bashkisë Tiranë.OSHEE dhe UKT njoftuan qytetarët se për shkak të kushteve atmosferike dhe defekteve në rrjet, situata në shumë zona paraqitet problematike në furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm. Institucionet gargantuan marrjen e masave dhe gupet e punës po punojnë në terren.Kjo video amatore është filmuar në Spitalin Universitar të Traumës dhe u publikua në rrjetet sociale, ku shihet prezencë e ujit në ambjentet brenda spitalit.Drejtori, Gjovalin Bushi, sqaroi për Ora News, që në tarraca u bë izolimi dhe merret normalisht ndihma mjekësore.Në Paskuqan situata paraqitet problematike. Lumi Tirana ka përmbytur shtëpi të familjeve rome të cilët kanë evakuuar fëmijët.Nga kushtet atmosferike problem të lëvizjes së automjeteve ka patur dhe në autosradën Tiranë-Durrës.19:30: Përmbytje në disa zona në kryeqytet, mungesë energjie dhe evakuim banorëshPrefekti i Qarkut Tiranë, ka nxjerrë një Udhëzim për situatën e krijuar nga rrëshqitja e dherave në rrugën “Karl Gega”. Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve së Bashkisë Tiranë po punon për normalizimin e situatës së krijuar.Në Laprakë dhe Bathore, në lagjen “Komuna e Parisit” dhe pranë ish-ekspozitës “Shqipëria sot” ka rënie të nivelit të ujit. Aktualisht në autostradën Tiranë-Durrës qarkullohet pa probleme.Në lagjen “Don Bosko” ka ende prezencë uji në disa pallate dhe po punohet me mjetet e shërbimit zjarrfikës për largimin e tij.Për shkak të rritjes së nivelit të prurjeve të lumit të Tiranës, në Babru ka pasur dalje të ujërave jashtë shtratit duke rrezikuar përmbytjen e banesave. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë dhe ka evakuuar disa familje.Në Paskuqan, Valias dhe Bregu i Lumit ka pasur prezencë uji në disa banesa. Forcat e Armatosura po punojnë me 3 motorpompa për largimin e ujërave.Disa familje janë evakuuar edhe në Kamëz e Paskuqan, pasi në banesat e tyre ka prezencë uji.Nënstacionet elektrike në Kombinat, Kamëz dhe Laknas kanë qenë të mbushura me ujë dhe si pasojë ka pasur ndërprerje të energjisë në këto zona, por pas ndërhyrjeve për largimin e ujit situata është normalizuar dhe është rikthyer energjia.Probleme me ndërprerjen e energjisë ka pasur edhe në Shëngjergj e Paskuqan. Grupet e OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve.Ora 16:54 Veliaj: Nis riparimi i urës në Zall Dajt, pjesët e tjera të kalueshme
Infrastruktura e rrënuar 4 vjet nuk ndreqet për 100 ditë, por jemi të gjthë në terren. Shirat i sjell natyra, por ndë...Posted by Erion Veliaj on 2015-11-22
Bregu i Lumit, banori heq ujin me kova nga shtëpia: Zyrtarët të mos vijnë vetëm për vota këtej / Per me shume klikoni ne http://www.oranews.tv/vendi/622230/Posted by Ora News on Sunday, November 22, 2015

/Oranews.tv/