Shkurtimet në spital, pacientët: E pamundur të shkojmë në Lezhë apo Tiranë
Absurde e cilësojnë reformën e shkurtimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, mjekë e pacientë të spitalit të Mirditës. Sipas tyre, shkurtimi i stafit të mesëm, do të thotë mungesë shërbimesh për pacientët.Shkurtimet e personelit të mesëm në Spitalin e Mirditës, do të thotë mungesë shërbimesh për mijëra banorë të kësaj zone të cilët kanë nevojë për shërbim shëndetësor.Pacientët thonë se e kanë të pamundur që ti drejtohen spitaleve rajonale të Lezhës apo Tiranës.Pacientja: Me ik atje.., ku doni të na çoni? Nuk kemi para të shkojmë dhe po vdesim tani.Pacienti: Duke filluar nga katundet e Burrelit, Lurën, Peshkopinë, Kukësin, Pukën dhe të jetë me këtë gjendje, me kaq mjekë sa janë këtu, kjo nuk është e falshme për politikën.Pacienti: Më ka rastis dhe në spitale të tjera, por shërbimi që bëhet këtu se kam marrë në vend tjetër.Mjeku kirurg, Bardhok Doda, thotë se ka kërkesa të shumta për operacione, por shkurtimi i infermierëve në repartin e Kirurgjisë e bën të pamundur.Bardhok Deda:Duke zbatuar protokollin, po të ndodhi një komplikacion shko në burg. Mua më kanë shkurtuar mikrokirurgjinë, sesi e kanë bërë këtë reformë...Drejtori i dorëhequr i Spitalit të Mirditës, Pjetër Ndoj, thotë se reforma është e nevojshme, por duhet të ishte më e studiuar.Pjetër Ndoj: Unë them që janë efiçentë këta punonjës, flas për punonjësin infermierë. Nuk është vetëm sesa efiçent është për një shërbim siç është spitali ynë 30%, por ai mbulon të gjithë shërbimin spital-poliklinikë për tërë Mirditën.Në një vit në Spitalin e Mirditës që ka kapacitet 95 shtretër dhe 4 autoambulanca, marrin shërbim shëndetësor rreth 20 mijë pacientë, ndërsa numri i të shtruarve kap shifrën e 1500 personave.Krahas rrethit të Mirditës këtij spitali i drejtohen edhe banorë të fshatrave të Pukës dhe Peshkopisë.