Foshnja i pajetë i mbështjellë me çarçaf jashtë në karriget e morgut të QSUT

Trupi i pajetë i një foshnje i mbuluar me një çarçaf është lënë tek karriget jashtë morgut për disa minuta, mbrëmjen e sotme të 19 nëntorit.Ngjarja është denoncuar me foto në rrjetet sociale nga Anil Frashëri i cili kishte shkuar në morg për një rast të tijin.Shoferi i autoambulancës solli një fëmijë të vdekur të mbështjellë vetëm me çarçaf dhe e la tek karriget jashtë morgut sikur të ishte një qen, dhe vetë hyri të bënte muhabet me infermierët brenda. Ai fëmijë i shkreti ndejti për 15 minuta në stol i pashoqëruar as nga mjek apo infermierë. Ishte nje skenë e tmerrshme kur shoferi doli dhe e kapi si leckë dhe ua dha infermierëve të morgut..tmerr..tmerr. Këto ndodhin vetëm në QSUT. ...TURP..TURP..TURP..” shkruan Frashëri tepër i indinjuar në postimin e tij në facebook. Në indinjatë të tillë kanë pasur dhe komentuesit e mëpastajmë.Postimin e ka shoqruar dhe me dy foto nga vendi i ngjarjes.Raportimi per vdekjen e nje foshnje 1 muajsheNdërkohë rreth orës 22:00 në zonën e Astirit, Tirane, nëna e identifikuar me inicalet E. Sh ka konstatuar foshnjën e saj 1 muajsh të pajetë. Policia informon se foshnja është dërguar në morg për ekspertizë dhe nga kontrollet e para nuk rezulton të ketë shenja dhune. Por po punohet për zbardhjen e ngjarjes.Nuk dihet nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën. Postimi në facebook është bërë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme.Capturefemija ne morg