PD-PS bien dakord për dekriminalizimin, testi i drogës nuk është pengesë

Pas shumë muajsh diskutime demokratët dhe socialistët kanë mbyllur negociatat për dekriminalizimin ndërsa të premten në oren 9 e 30 do të mblidhet Komisioni i Posacëm Parlamentar.Lajmi për një draft të përbashkët konfirmohet për Ora News nga Ministrja për Marrëdhëniet me parlamenitn Ermonela Felaj dhe Kryetari i Komisionit për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi. Ndonëse dy negociatorët nuk kanë pasur mandate për të diskutuar për testin e drogës burime pranë selisë blu theksojnë se kjo kërkesë nuk është kusht për konsensusin.Ora News mësoi pikat kryesore të draftit i cili heq nga parlamenti dhe postet publike personat me të shkuar kriminale dhe nuk i lë të zgjidhen apo emërohen në të ardhmen. Socialistët dhe demokratët pas shumë kohësh kanë arritur të bien dakort për çështjet themelore, ku më kryesorja ishte verifikimi i shenjave të gishtërinjve, gjë që qeveria nuk e kishte në draftin e saj. Në projekt-ligj është futur koncepti i moskandidimit, me përshkallëzim sipas rastit sa i rëndë është krimi apo dënimi. Gjithashtu për krimet e rënda ndalimi do të jetë i përjetshëm.Drafti ndërpret mandatit për të zgjedhur ose emëruarit të cilët rezultojnë të dënuar sot por edhe në të shkuarën për krime të rënda.Ndalohen jo vetëm të dënuarit por edhe ata për të cilet vendet e BE-së apo SHBA , kanë lëshuar masa arresti, kërkohen nderkombëtarisht apo janë dëbuar për krime.Hiqet e drejta e votës për të dënuarit për krime të renda gjatë kohës në burg. Mekanizimi që e bën të zbatueshëm ligjin është vetëdeklarimi, i cili kur rezulton i rremë përbën vepër penale.Për vetëdeklarimin ngarkohet Prokuroria e Përgjithshme, si organi që do të bëjë verifikimet, ndërkohë që organet e caktuara zbatojnë vendimin qe del si pasojë e verifikimit.Ligji do të jetë pjesë e diskutimit të premten në Komisionin e Posaçëm Parlamentar nga ku pritet që me konsensus të plotë pa përfshirjen e testit të drogës të marrë rrugën ligjore ku pritet të miratohet përfundimisht të enjten e ardhshme në parlament./Oranews.tv/