Berisha: Qeveria është organizatë kriminale, Majko: Jemi bërë si anëtarët e byros ‘90

Diskutimi për kodin e etikës në polici , shërbeu në kuvend si terren për një përplasje të fortë me akzua mes opozitës dhe mazhorancës.  Ish kryeministri Sali Berisha e cilësoi qeverinë si organizatë kriminale, dhë për këtë u bazua në lidhjet që sipas tij ka kryeministri dhe Ministri i Brendshëm me Emiljano Shllazin dhe Arben Frrokun.Berisha: Arben Frroku i liruar, rezulton që ai të jetë në Tiranë, por se prek njeri, sepse kryebanditi, kryemobi i detyrohet kokë e xhep atij. E dini si e quan Shullazi këtë: Sajmo qorr. Ashtu dhe kështu me Edi Ramën, takon Edi Ramën, ka marrë garanci dhe imunitet të plotë.Por  ministri i Brendshëm  Sajmir Tahiri, shmangu përgjigjen për dy emrat që ish kryeministri i cilëson si miq të tij, duke kërkuar që për gjitha akuzat ti drejtohet  prokurorisë.Tahiri: Nëse ke merakun që kjo është një organizatë kriminale, nëse ke merakun që këtu ka njerëz të lidhur me  krimin, pse nuk ke shkuar njëherë të vetme në prokurori?Deputeti Socialist Pandeli Majko, tha se në vend problemi nuk është policia por sistemi i drejtësië, duke theksuar se në kalbëzimin e tij, ka kontribuar poltika duke e ndarë përgjegjësinë mes demokratëve dhe socialistëve.Majko: Për një opozitë që çdo ditë paraqet fakte me shkrim, me gojë. Pse nuk vepron Prokuroria e Përgjithshme, pse nuk vepron Prokurori i Përgjithshëm? Pse nuk e përmend emrin e Prokurorit të Përgjithshëm? Tre çereku jonë u ngjan anëtarëve të byrosë politike të ’90 të matufepsur komplet, të marrë fund, pa histori. Ulërasim këtu për kriminelë dhe histori të tjera”.Berisha: Të përpiqen politikanët e korruptuar të mbulojnë aferat e tyre, duke cituar nga mëngjesi deri në darkë gjykatës dhe prokurorë të korruptuar kjo është hipokrizi.Në debatin  për reformën në drejtësi u përfshi  dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.Tahiri: Nuk dua ta besoj që vizioni yt për reformën në drejtësi është Gjin Gjonji dhe Gjin Gjonët e tjerë.Berisha: Përsa i përket Gjin Gjonin kur të përmendësh emrin e tij. Gjin Gjoni pati kurajon ti nënshtrohet të gjithë procesit ligjor për akuzat monstruozet tuaja.Tensionet në Kuvend u zbuten, në një moment kur ministrit  të Brendshëm Sajmir Tahiri, i ndodhi një incident me karrigen e tij.