IS ekzekuton dy pengje të tjera, një norvegjez dhe një kinez
Shteti islamik ka deklaruar se ka ekzekutuar me vdekje dy pengje, një norvegjez dhe një kinez.Ektremistët nuk kanë dhënë detaje për kohën apo vendin e vrasjes së Ole-Johan Grimsgaard-Ofstad, 48 vjeç nga Norvegjia dhe Fan Jinghui, 50 vjec nga Kina, por më herët ata kishin kërkuar vlera të ndryshme parash për lirimin e tyre nga vendet përkatëse.Kryeminsitrja e Norvegjisë Erna Solberg ka ngushëlluar familjarët, duke i quajtur akte barbare ekzekutimet.Në dënojmë vrasjen, tha Solber, por sa i përket faktit që qeveria e saj kishte refuzuar pagesën për lirimin e tij, ajo u përgjigj se autoritet po bënin verifikimet e duhura.Në shtator të këtij viti kryeministrja norvegjeze njoftoi se një shtetas norvegjez po mbahej peng në Siri nga Shteti Islamik që prej janarit të 2015, duke specifikuar në atë kohë se qeveria e saj nuk ka ndërmend të paguajë për lirimin e tij.Për vrasjen e shtetasit nga Kina ka reaguar edhe presidenti i Jimping, i cili tha se terroristët janë një armik i përbashkët i të gjithë botës.Nuk ka shumë informacione se si dy burrat u kapen peng nga ektremistët, por Fan Jinghui përshkruhet si ish-mësues nga Pekini dhe konsulent i pavarur, ndërsa Ole-Johan Grimsgaard-Ofstad ndiqte njw master nw shkenca politike. Në faqen e tij në facebook ai kishte shkruar se kishte udhëtuar drejt qytetit sirianin Idlib./Oranews.tv/