Plot 1650 kg drogë sekuestrohen në portin e Barit, vinte nga Durrësi
Policia financiare italaine ka sekuestruar në portin e Barit 1650 kg drogë në një kamion të mbërritur nga Durrësi.Në pranga kanë përfunduar dy drejtuesit e automjetit 53 vjec e 26 vjec, në lidhje familjare mes tyre.Lënda narkotike ishte e fshehur në ngarkesën me lëndë drusore e materiale ndërtimi të transportuara nga Tirana me destinacion rajonin e Lombardisë.Një anomali në mënyrën e ngarkimit të mallit në automjet si dhe sjellja e nervozuar e dy drejtuesve të kamionit kanë shkaktuar dyshimet e agjentëve të policië financiare.Me anë të një aparature speciale radiogjenike "Silhouette Scan" është bërë e mundur zbulimi i 1650 kg marijaunë e fshehur në mes të mallit të transportit.Lënda narkotike do të kapte në treg vlerën e 16 milionë euro.Operacioni i sotëm i policisë italiane konfirmon tezën se Porti i Barit është një pikë kyce në trafikut ilegal ndërkombëtar të lëndëve narkotike duke kërkuar dhe zbatimin e kërkesave të Ministrisë së Brendshme Italiane për të rritur niveli e kontrollit në këtë port.Ndaj dy shqiptarëve 53 e 26 vjec është ekzekutuar urdhëri i arrestit me akuzën e trafikut ilegal të lëndëve narkotike.
/Oranews.tv/