ATSh marreveshje bashkepunimi me agjencinë koreanojugore, Yonhap

Agjencia Telegrafike Shqiptare firmos marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë koreanojugore, Yonhap.Drejtori i Përgjithshëm i ATSH-së , Gëzim Podgorica , i cili ndodhet në Seul në kuadër të Asamblesë së 39-të të agjencive të lajmeve të vendeve aziatike, është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i agjencisë koreanojugore Yonhap, Park No- heëang. Takimi u fokusua në marrëveshjen e nënshkruar midis dy agjencive, në identifikimin e rrugëve të bashkëpunimit dhe shkëmbimin e informacionit të ndërsjelltë. Presidenti Park No- heëang falenderoi zotin Podgorica për vullnetin dhe gatishmërinë që mes dy palëve të vendoset një komunikim institucional, i cili do të shërbejë për publikun koreanojugor dhe shqiptar për të patur informacion më të plotë për zhvillimet politike, ekonomike, sociale, kulturore të dy vendeve. “Media ka një rol të pazëvëndësueshëm në afrimin midis vendeve dhe ne na takon që në misionin që kemi, të bëjmë më të mirën në këtë drejtim”- nënvizoi Presidenti Park No-hewang.Duke folur për marrëveshjen e nënshkruar midis dy agjencive, drejtori i ATSH-së Gëzim Podgorica , tha se ky është një moment me rëndësi për institucionin tonë dhe një prezencë e shtuar në kontinentin aziatik. “Publiku ynë do të ketë një akses më të madh njohjeje jo vetëm për fusha të tilla si historia, kultura, traditatat e të tjerë të cilat janë mjaft të pasura e interesante, por edhe për rrjedhat e sotme të zhvillimit dhe mundësitë që ofrohen në fusha të tilla si turizmi e biznesi/Oranews.tv/