Hapet Panairi i Librit, botuesit: Më pak tituj, por çmimet nuk kanë ndryshuar

Edicioni i 18-të i ngjarjes më të madhe kulturore të librit ka hapur dyert paraditen e sotme. Botuesit thonë se çmimet e librave në Panair nuk kanë ndryshuar, ato variojnë ashtu si një vit më parë nga 300 deri në 1 200 lekë, por qytetarët e shumtë që e kanë vizituar sapo Panairi çeli siparin thonë se çmimet janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të tyre. Ka çelur siparin Panairi i 18 i librit në Pallatin e Kongreseve dhe që në orët e para vizitorët kanë qënë të shumtë.Këtë edicion Panairi vjen me ndryshime të cilat nisin që nga vendi ku janë vendosur shtëpitë botuese e deri tek numri i titujve të rinj apo edhe çmimet e tyre:“Pak a shumë ne jemi përpjekur të ruajmë standartet e çmimeve që kemi mbajtur gjatë gjithë kohës. Nuk kemi bërë ngritje çmimesh.”Por sa të përballueshme janë këto çmime për shqiptarët:Lexuese: “Janë të përballueshme për një target grup po për një tjetër fatkeqësisht mendoj se jo.”Lexues: “Për mua është mjaftueshëm e përballueshme.Pastaj varet dhe nga sasia që merr.”Në ceremoninë e hapjes së panairit ndryshe nga viti i kaluar ishte e pranishme Ministrja e Kulturës e cila këtë është pjesë e stafit bashkëpunues:Petrit Ymeri:”Shitjet janë ulur dhe botuesit nuk janë fort në gjendje të investojnë në botime të reja.”Mirela Kumbaro: "Kemi vënë në qëndër dhe format dixhitale të komunikimit dhe librit dixhital. Kemi krijuar një mbrojte më të mirë . Është një ligj që shkon në mbrojtje të krijuesit, të autorëve dhe jo thjesht të përdoruesve.”Në bashkëpunim me Vodafone Albania tashmë të gjithë titujt e librave mund të lexohen në cdo smartfone:Drejtori i Vodafone: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në kuadër të promovimit të librit dixhital. Në shumë vite të operimit të saj në Shqiperi Vodafone Albania ka ofruar teknologjinë më të lartë.Fale shpejtësisë 4G tashmë titujt e librave mund ti lexoni direkt nga smartfoni juaj.”Panairi i librit do të qëndrojë hapur deri ne 15 nëntor. /Oranews.tv/