Panairi i Librit, "bum" vizitorësh në ditën e tij të dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2015, 19:12
Në ditën e dytë të Panairit të Librit numri i vizitorëve është mjaft i lartë.Të pyetur nga Ora News lexuesit e konsiderojnë këtë Panair më të suksesshmin e të gjitha viteve.Autorët shqiptarë kanë tërhequr më shumë vëmendjen e lexuesve.Shtëpitë botuese shprehen se këtë edicion interesi i lexuesve është rritur ndjeshëm.Panairi i 18 i Librit do të qëndrojë hapur deri në 15 nëntor dhe në përfundim të tij pritet të shpërndahen çmime për autorët më të mirë pjesëmarrës dhe për përkthyesin më të mirë.