Panairi i Librit, më shumë vizitorë dhe më pak shitje se në 2014
80 mijë është numri i qytetareve të cilët kanë vizituar Panairin e 18 të Librit përgjatë 5 ditëve.Edhe pse nje numër i konsiderueshëm vizitorësh shitjet kanë shënuar rënie krahasuar me një vit më parë:Petrit Ymeri: “Pak më ulët se vjet por vizitorë kishim shumë. Kishim blerje pak me normë më të vogël se vitin e kaluar.”Sipas Kryetarit të Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri "Kandidati" i Ben Blushit është libri më i shitur në panair:Petrit Ymeri: “Libri më i shitur na rezulton që është libri i Ben Blushit me mbi 3500 kopje. Libri tjetër më i shitur është “Identiteti” i Milan Kunderës përkthyer nga Mira Meksi si dhe “Vëllimi me poezi” i Ilirian Zhupës. Ka pasur shumë shitje nga Kadare pavarësisht se nuk ka pasur libër të ri.”Në panair u dhanë katër çmime ai i autorit të vitit, përkthyesit të vitit, autori më i mirë për fëmijë dhe çmimi Fan Noli në kuadër të 50 vjetorit të lindjes së tij./Oranews.tv/