Librat e Veton Surroit, për proçesin e ndërtimit të shtetit në trevat shqiptare
Edhe pse jemi në shekullin e 21 trevat shqiptare ende janë në procesin e e ndërtimit të shtetit.Është kjo tema e cila trajtohet gjërësisht në librat e autorit Veton Surroi të cilat e promovuan në ditën e katërt të panairit të librit.Veton Surroi: Kemi të bëjmë me problemet e shtetndërtimit të shqiptarëve, jo vetëm të Kosovës sepse edhe Shqipëria është në fazën e shtetndertimit. Jemi në një situatë ku Shqiptarët në tërësi në sheku. XXI janë ende duke dnërtuar shtetin e tyre.Sipas autorit ndërtimi i një shteti konsiderohet i përfunduar atëherë kur nuk ka më korrupsion apo krim të organizuar.Veton Surroi: Një shtet mund të konsiderohet i ndërtuar nëse ambasadori i shtetit më të fuqishëm në atë vend vjen dhe thotë ministrat dhe deputetet i ke të korruptuar. Merru me këtë punë pastaj i ke celsat e shtëpisë.Por përse lexuesi duhet t'ja shtojë bibliotekës personale këto katër libra:arsyen e shpjegon autori:Veton Surroi: Fenomenet nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët dhe formën si ky fenomen do të reflektohet në të ardhmen.Autori Veton Surroi vjen nën logon e shtëpisë botuese Saras.