Arrestohet një ruse në Çeki për korrupsion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2012, 19:49
Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë tha sot se autoritetet çeke kanë arrestuar një qytetare ruse, nën supozimet për rolin e saj në përvetësimin e 5 miliard dollarëve nga banka BTA në Kazakistan.Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme Ruse, Tatyana Paraskevich ishte menaxhere e bankës, përgjegjëse për transaksionet bankare.Hetuesit rusë pritet të udhëtojnë për në Republikën Çeke, për ta marrë në pyetje Tatyana Paraskevichin.