Pro-laikët protestojnë në Ankara, policia përdor gaz lotësjellës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2012, 21:06
Policia turke ka përdorur gaz lotësjellës dhe ujë për të shpërndarë një protestë masive, ku morën pjesë me qindra mijëra protestues pro-laik, në kryeqytetin e vendit, Ankara.Marshimi i sotëm për të shënuar themelimin e Republikës Turke shkoi përpara, pavarësisht një ndalese të qeverisë.Protestuesit mbanin parulla dhe thërrisnin “Ne jemi ushtarë të Mustafa Kemal-it!” dhe “Turqia është laike dhe e tillë do të mbetet”, përpara se të shpërndaheshin.Nuk raportohet për lëndime apo për të arrestuar.Autoritetet e vendit javën e kaluar njoftuan se e kishin refuzuar kërkesën për marshim, duke dhënë si arye shkaqet e sigurisë.Mustafa Ataturku themeloi republikën laike para 89 vjetësh, menjëherë pas kolapsit të Perandorisë Osmane.