Fluturon mbi vilën e Ramës, Garda ngatërron dronin me helikopterët e ushtrisë

Stërvitja e disa helikopterëve të ushtrisë kanë vënë në alarm Gardën e Republikës pasditen e sotme.Kjo pasi njëri prej tyre ka qëndruar përreth 10 minuta mbi vilën e kryeministrit Edi Rama në Surrel dhe fillimisht u identifikua si dron.Forca të shumta policie rrethuan menjëherë vilën e shefit të qeverisë, ndërsa 2 helipoterë nga ajri monitoruan zonën.Por misteri i gjithë kësaj situate u zbardh menjëherë nga Ministria e Mbrojtjes. Ministria tha se janë helikopterë ushtarakë që po bëjnë stërvitje.[caption id="attachment_617042" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vila e Rames ne Surrel dhe droni Ne foto: Vila e Rames ne Surrel dhe droni[/caption]