Lumi grryen tokat, fermerët e Bilçës: Rrezikohen edhe banesat

Grryerja e tokave bujqësore është kthyer në një problem shqetësues në fshatrat e rrethit të Beratit, si pasojë e ndryshimit të shtratit të lumit Osum.Dhjetra fermerë në fshatin Bilçë, vetëm pak kilometra larg qytetit, ankohen se sipërfaqe të tëra toke po grryhen nga lumi, duke u marrë dhe të mbjellat e stinës.Fermer: “Ne kërkojmë ndihmë nga Bashkia që në radhë të parë të bëhen përronjtë, të bëhet kanali dhe kanali te toka . Lumi po na mbyt, në lokal mund të jenë rreth 30 milionë dëme."Fermer: “Lumi i bie të më dali te ajo vila në fund. Ka qënë një erozion i jashtëzakonshëm dhe i paparashikuar."Fermere: "Erdhi lumi na mbyti tokën. Unë 10 metra e kam shtëpinë afër.”Pasojat e përmbytjes së fundit nga rreshjet intensive në këtë fshat janë ende prezente.Ndërkohë banorët të shqetësuar se situata mund të përsëritet me ardhjen e stinës së dimrit, kërkojnë që të ndërhyhet me sistemimin e argjinaturës së Osumit. /Oranews.tv/