Kapen 50 mijë euro kokainë, 50-vjeçari përdorte dy minorenë për shpërndarjen

Policia godet një rrjet të trafikimit të kokainë në Vlorë. Në pranga kanë rënë 3 persona, mes tyre dy minorenë. Kapja e tyre u bë rreth orës 12:00 të mesditës së sotme, pas një hetimi një mujor të bluve.Të arrestuar janë1. Gj. M., 15 vjeç, banues në lagjen "Partizani", Vlorë.2. Xh.V., 16 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë.3. Ilia Papa, 50 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë.Policia sqaron rrjeti drejtohej nga 50-vjeçari Papa. Banesa e tij në fshatin Babicë të Madhe, ku edhe u arrestua, shërbente si bazë e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 290 gr "Kokainë" e fshehur në dollapin e rrobave të tij.Gjithashtu u bllokua dhe u sekuestrua një automjet tip "Pegout-306" me targë: AA523KL.Ndërkohë dy adoleshentët Xh.V. dhe Gj.M. u kapën në rrugën kryesore drejt Spitalit Rajonal, në vendin e quajtur "Ish-Kinema Ali Demi".Gjatë kontrollit fizik që i'u bë Xh. V, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 350 gr Kokainë, (të mbështjellë me letër plastike të tejdukshme) dhe një armë zjarri tip "Zastava", të fshehura në trup.Policia deklaron se nga shitja në treg e kësaj sasie lënde narkotike, shuma totale e parave, kap vlerën monetare prej 50 mijë euro, 70 euro për dozë.[caption id="attachment_617009" align="alignnone" width="640"]031501f1-5d45-4fbd-86c6-24e2c4d20858 Droga, armët dhe telefonët celularë që iu kapën të miturve[/caption][caption id="attachment_617010" align="alignnone" width="640"]2ff466b5-3fd4-4a18-9d15-5adb38921d10 Kokaina e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_617001" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Kokaina e sekuestruar Ne foto: Kokaina e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_617003" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Dollapi i rrobave ku u gjet kokaina Ne foto: Dollapi i rrobave ku u gjet kokaina[/caption][caption id="attachment_617002" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina qe iu sekuestrua 50 vjecarit Ne foto: Makina qe iu sekuestrua 50 vjecarit[/caption]