Strategjia e strehimit, Gjermeni: Do të përfitojnë 50-70% e qytetarëve
Ministria e Zhvillimit Urban ka përgatitur një draft strategji për strehimin për t’u dhënë mundësi aplikuesve të përfitojnë nga programet sociale. Nevoja e strategjisë së re është për shkak se në dekadën e fundit kanë përfituar vetëm 14% e qytetarëve nga 35 mijë aplikantë.Brenda një afati kohor prej 10 viteve, vetëm 14% e qytetarëve në nivel kombëtar kanë përfituar strehim nga qeveria apo bashkitë. Ky është një numër i vogël përfituesish krahasuar me 35.000 aplikantë , qytetarë të pastrehë në të gjithë vendin.Ministria e Zhvillimit Urban ka përgatitur një draft-stategji strehimi për 10 vitet e ardhshme me synim që të paktën 50% e aplikantëve të përfitojnë nga programet sociale.Eglantina Gjermeni: “10 vitet e ardhshme të adresojmë problemet e të paktën 50%-70% të përfituesve nga programet sociale të strehimit.Si e mendojmë ne ose si e parashikojmë ne këtë rritje? E para përmes riorientimit të programeve të strehimit social drejt shtresave në nevojë. Më vjen mirë të them që ky draft strategjik i kushton vëmendje të veçantë fuqizimit të kapaciteteve të njësive vendore.”Ministria e Zhvillimit Urban nisi diskutimet publike për Draft Strategjinë. Ministria Gjermeni u kërkoi 61 të zgjedhurve vendor të mobilizohen për të ofruar alternativa strehimi banorëve në varësi të nevojave. /Oranews.tv/