Këshilli i Qarkut Shkodër kundër shkrirjes së Ndërmarrjeve Rurale

Vendimi i qeverisë për shkrirjen e ndërmarrjeve të rrugëve rurale është kundërshtuar ashpër nga Këshilli i Qarkut Shkodër. E revoltuar kryetarja Greta Bardeli, tha se shkrirja e kësaj ndërmarrje në prag të stinës së dimrit ka pasoja të rënda, ndërsa kërkoi që faturën financiare të dëmshpërblimit të të larguarve nga puna, ta paguajë qeveria.Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli kundërshton vendimin e qeverisë për shkrirjen e ndërmarrjeve të rrugëve rurale.Ajo vlerësoi se shkrirja e kësaj ndërmarrje në prag të stinës së dimrit ka pasoja të rënda dhe në të njëjtën kohë nxjerr në rrugë 61 punonjës, ndërsa shton se kjo i hap rrugë punësimit të militantëve.Greta Bardeli : "Shkrirja e ndërmarrjeve, largimi i punonjësve nga puna, 49 vitin që kaloi, 61 këtë vit. Krijimi i ndërmarrjeve që shkrijnë pas disa javësh duke punësuar militantët pasi të jenë nxjerrë në rrugë punonjësit aktual."Dëmshpërblimi i të larguarve nga puna duhet bërë nga Këshilli i Ministrave, sepse në total janë 1 mijë persona theksoi Bardeli, duke mos u pajtuar me kalimin si detyrim këshillave të qarqeve. Reforma e re territoriale ka zvogëluar në maksimum kompetencat Këshillave të Qarqeve dhe në të njëjtën kohë ka ulur numrin e punëtorëve dhe buxhetin vjetor./Oranews.tv/