115 kg drogë nga Shqipëria në Napoli

Një sasi prej 115 kg kanabis e  fshehur në një furgon të ardhur nga Shqipëria dhe me destinacion Napolin u sekuestrua gjatë një operacioni të policisë italianë. Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka rënë një shqiptar, shoferi i furgonitPolicia bllokoi furgonin që vinte nga Shqipëria me destinacion Napolin dhe që po trasnportonte dyshekë ortopedikë dhe pjesë të krevatitGjatë kontrollit kanë gjetur 51 pako, seicila me nga 2 kilogram të mbuluara me celefon. E gjithë droga e sekuestruar shkon në peshën  115 kg.Droga nëse do të hidhej në treg do u jepte organizatave kriminale që merren me trafikun e drogës në Napoli një fitim prej 1 milionë euro. Nuk jepet identiteti i shqiptarit të arrestuar[caption id="attachment_616635" align="alignnone" width="700"]overlay Droga e sekuestruar ne Itali[/caption]