Kompensimi i pronave, Avokati i Popullit kërkon konsultime publike

Ndërsa në komisione ka nisur me proçedurë të përshpejtuar diskutimi për kthimin e kompesimin e pronave Avokati i Popullit i kërkon Kuvendit që të zhvillojë një konsultim të gjerë publik në lidhje me të. Ky institucion ka gati vërejtjet dhe sugjerimet, që lidhen me respektimin e të drejtës së pronës.Tirane-  Edhe pse parlamenti miratoi vendimin për të kaluar projektligjin e pronave me proçedurë të përshpejtuar Avokati i Popullit i ka kërkuar Kuvendit që të zhvillojë një konsultim të gjerë publik.Pas konsultimit me grupet e interesit ky institucion ka përgatitur disa vërejtje dhe sugjerime, që lidhen me respektimin në thelb të konceptit të së drejtës së pronës."Pas një analize të kujdesshme të përmbajtjes së tyre,Avokati i Popullit ka përgatitur vërejtje konkrete dhe sugjerime që lidhen me respektimin në thelb të konceptit të së drejtës së pronës dhe kryerjes së një proçesi të rregullt ligjor përsa i takon kthimit dhe kompesimit të saj te pronari. Këto vërejtje dhe sugjerime tona do t'i paraqiten Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhë të Drejtave të Njeriut në një seancë dëgjimore e cila është kërkuar në mënyrë zyrtare pranë Institucionit të Avokatit të Popullit në datën 9.11.2015."Konsultimi i gjerë publik mbetet një kërkesë kyçe për realizimin e një procesi sa më gjithëpërfshirës dhe të pranuar nga publiku një kërkesë kjo edhe nga Këshilli i Europës si dhe jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut./Oranews.tv/