Rama teston veten në bilardo, e shoqërojnë Arben Ndoka dhe kaubojsi Ndocaj
Ndërsa parakalonte në rrugët e qytetit të Lezhës, kryeministri Edi Rama nuk i ka thënë jo sfidës së një qytetari që gjendej para një bilardoje për të testuar aftësitë e tij edhe në këtë lloj sporti.Nën shoqërinë e ish-deputetit të dorëhequr Arben Ndoka dhe kaubojsit demokristian Eduart Ndocaj, Rama ka luajtur për disa minuta me qytetarin.Pasdite kryeministri Edi Rama iu drejtua Lezhës në kuadër të turit "Të pastrojmë më tej Shqipërinë".Vizita në Lezhë nisi me një shëtitje në rrugët e qytetit dhe më pas në një bilardo, ku iu bashkua lojës së një grupi qytetarësh.Nuk dihet rezultati i lojës dhe fituesi, por Rama u pa të dilte i qeshur nga bilardo.Rama: Më lojtar i mirë ky.Gazetari: Zoti. Rama e morët kuponin tatimor?Rama: Paske humor shumë!Rama shoqërohej nga ish-deputeti socialist Arben Ndoka si dhe nga pasuesi i tij në Kuvend, Eduard Ndocaj.[caption id="attachment_616809" align="alignnone" width="640"]
Rama në bilardo[/caption][caption id="attachment_616808" align="alignnone" width="640"]
Rama në bilardo[/caption][caption id="attachment_616807" align="alignnone" width="640"]
Rama në bilardo[/caption][caption id="attachment_616810" align="alignnone" width="640"]
Rama në bilardo[/caption][caption id="attachment_616806" align="alignnone" width="640"]
Deputeti Ndocaj në bilardo[/caption][caption id="attachment_616856" align="alignnone" width="640"]
Arben Ndoka ndërsa del nga bilardoja[/caption]