Durrësi 700 nxënës më pak këtë vit, ikën në azil me familje
Në qarkun e Durrësit këtë vit shkollor, mungojnë të paktën 700 nxënës të ciklit 9 vjeçar. Shkak është emigrimi jashtë shtetit me familjen. Ndërkohë për nxënësit e rikthyer Drejtoria Arsimore po aplikon një program të posaçëm për integrimin e tyre me klasën.Viti shkollor 2015-2016, shënoi rënie të numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar.Sipas burimeve jozyrtare të Drejtorisë Arsimore, më shumë se 700 nxënës janë larguar jashtë vendit për të kërkuar azil në shtetet perëndimore së bashku me prindërit e tyre, ndërsa 120 fëmijë u rikthyen gjatë muajit tetor.Kreu i DAR Durrës, thotë se për nxënësit e rikthyer, do të ketë punë ekstra për t'i integruar me pjesën tjetër të klasës.Lindita Muka: “Në radhë të parë ne marrim masa për akomodimin e tyre dhe për frekuentimin në shkollë dhe në radhë të dytë vëmë në dispozicion të gjithë kontigjentin e mësuesve për të pasur një shërbim arsimor sa më pranë tyre për t’i integruar sa më shpejt , për t’u barazuar me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre."Pjesa më e madhe e nxënësve të larguar me familjen jashtë vendit janë nga zonat rurale të qarkut të Durrësit, kryesisht nga Kruja e Fushë-Krujë. /Oranews.tv/