Nishani takon ombusmanët e Europës, diskutohet për emigrantët
Kreu i shtetit, Bujar Nishani priti në presidencë ombusmanët e vendeve të Europës, të cilët janë mbledhur në Tiranë në kuadër të konferencës "Garantimi i të drejtave të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare".Duke ju referuar krizës së emigrantëve, presidenti Nishani u kërkoi ombusmanëve, që rekomandimet e tyre të përfshijnë edhe shkaqet që detyrojnë qytetarët të lënë vendet e tyre.Nishani: Dëshiroj të theksoj në pikëpamjen time se po aq e rëndësishme sa ndihma për të kaluar momentet e para është edhe analiza, vlerësimi dhe rekomandimi jo vetëm për të identifikuar, por edhe kuruar arsyen se pse i kanë bërë këta njerëz të largohen në mes të një trauma jo vetëm fizike, por më së shumti psikologjikeSipas kryetarit të shtetit, zgjidhja nuk duhet të shihet te ngritja e barrierave për të penguar emigrantët, por te bashkëpunimi për tu ofruar atyre mbështetje.Nishani: Do të ishte e vështirë të besohej një zgjidhje e drejtë, reale dhe fondamentale përmes barrierave që do të ngrihen, barrierave përmes mureve, barrierave që ngrihen në det, pa pasur një analizë një platformë dhe një strategji të dimensionit politik, social dhe njerëzor.Presidenti ndau bindjen se rekomandimet do të reflektojnë në politikat e vendeve europianë për krizën e emigrantëve./Oranews.tv/