Liderët afrikanë: Dy miliardë euro, shumë pak për të parandaluar emigrantët
Liderët e vendeve afrikane e kanë cilësuar si të pamjaftueshëm fondin prej dy miliardë eurosh që u propozua nga Bashkimi Europian për të ndalur krizën e emigrantëve. Kryeministri i Somalisë, Abdirashid Ali Sharmarke, ka deklaruar se ajo çka i nevojitet vendeve të këtij kontinenti nuk është lëmosha, por investimi për të ardhmen. Edhe Presidenti i Senegalit, Macky Sall, tha se 2 miliardë euro janë shumë pak për të gjithë Afrikën.Në Samitin e Maltës, Britania e Madhe ishte një prej shteteve që bëri më shumë presion për ndalimin e ardhjeve të refugjatëve. Kryeministri Kameron ofroi 200 milionë paund vetëm për Somalinë, Kenian, Ugandën dhe Sudanin, në këmbim rritjes së kontrrollit shtetëror mbi emigrantët që tentojnë të mbërrijnë në Europë.Ndërkohë Sekretarja britanike për Zhvillim Ndërkombëtar, Justine Greening tha se qëllimi i akordimit të këtij fondi është përmirësimi i kushteve bazë të jetesës në këto vende. Sipas saj, mënyra më e mirë e veprimit është që të goditen shkaktarët e krizës. "Nëse njerëzve nuk u përmbushen një sërë shërbimesh si trajtimi shëndetësor, uji i pijshëm, edukimi apo dinjiteti, ata sigurisht që do të kërkojnë për një vend tjetër për të jetuar", ishin fjalët e sekretares Greening./Oranews.tv/