KE apelon Qeverinë të tërheqë draftin e shpifjes: Zyrtarët duhen monitoruar

Komisioni Europian i ka drejtuar një apel qeverisë shqiptare që të tërheq draftin e shpifjes që e kthen atë në një vepër penale.Sipas zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, zyrtarët e lartë duhet të jenë të hapur ndaj monitorimit publik dhe kritikave të gjera të qytetarëve të thjeshtë, gjë që është vendosur qartë nga jurisprudenca e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.Koçijançiç: “Ne i kemi parë me shqetësim propozimet për ndryshime në Kodin Penal që synojnë rikthimin e dënimit të shpifjes si vepër penale në rastet e shpifjes për zyrtarë të lartë dhe zyrtarëve të zgjedhur. Në këndvështrimin tonë, përfaqësuesit e lartë duhet të jenë të hapur ndaj monitorimit publik dhe kritikave të gjera të qytetarëve të thjeshtë. Kjo ështeë vendosur qartë nga Jurisprudenca e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut të Strasburgut. Në këtë kontekst, ne mirëpresim tërheqjen e këtyre amendamenteve. Gjithashtu mund të shtoj se dispozitat që lidhen me liritë themelore duhet të kalojnë së pari përmes një konsultimi të gjerë publik përpara se ato të miratohen”.