Meta: Braho sa i LSI dhe i PS, garanci për funksionimin e koalicionit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se Spartak Braho është garaci për funksionimin e koalicionit qeverisës. Deklaratat e Metës u bënë pas përfundimit të tyrezës së takimit që pati me kryemionistrin Rama në prani edhe të disa ministrava.Braho thotë që është e nevojshme të ketë impulse të reja?Meta: Nëse Nëse zoti Braho si kryetari i Komisionit të Sigurisë ka informacione të vecanta të cilat nuk i ndan as me mua, kjo është tjetër cështje. Por akoma më thellë sepse Braho është sa i LSI edhe i PS  kështu që është garanci për funksinimin e koalicionit.Duke qënë në një linjë me kryeministrin Rama për marrëdhëniet e koalicionit Meta tha se është i qëndrueshëm që funksionon në mënyrë konstruktive.Ilir Meta: Duke dëgjuar dhe vërejtjet tuaja për mungesën e takimeve në gusht po intesifikojmë takimet tani në fund të vjeshtës dhe fillim të dimrit,  dhe natyrisht një temë e rëndësishme ishte progres raporti dhe angazhimet që duhen marrë për tju përgjigjur të gjitha shqetësimeve që ka ky progres raport ku janë marrë edhe një sërë reformash që pritet të japin edhe rezultate më të prekshme.Si po shkon koalicioni?Ilir Meta: Ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm  dhe një kolaicion që funksionon në mënyrë konstruktive dhe të dobishme, problemi ynë është se kur nuk takohemi për shkak të pushime ju mendoni se ka krizë, por edhe kur takohemi në mënyrë të vazhdueshme, ju përsëri duke degjuar thirrjet e doktorit nga fb merrni ngarkesat e diskutimeve për probleme të kolaicionit.Edhe kur largohen deputet tuaj nga parlamenti?Ilir Meta: Nesë kjo është njëvërejtet e zptit braho nuk besoj se qëndtron, se është nga më të rregulltit  por edhe do ta kemi në kosnideratë që të ketë një prezencë të madhe trë deputetëveDo keni ndryshime të reja në qeveri?Ilir Meta: Diskutimi mbi progres raportin, kjo ka qenë trema kryesore, lidhur me temën e ndryshimeve në qeveri është bërë traditë se që në ditën e parë që krijohet qeveria fillon e flitet për ndryshime. Në rast se i referoheni zotit Naco ka qenë një dorehqeje e tij, përsa i takon shpikejeve të tjera duken fare pa kuptim. Pse u bë zoti Manjani ministër kur dihet që ai ishte zv.ministër me të njëjtin kryeministër dhe dihet që është një ekspert i mirë i drejtësië dhe cdo lëvizje është bërë në konsultim me krtyeministrin sepse sipas kushtetutës atij i takon vendmarrja kryesore.I pyetur në lidhje me praninë e tre ministrave, Tahiri, Gjiknuri dhe Beqaj, të cilët janë më të akuzuarit nga opozita Meta tha:Ilir Meta: Opozita nuk ka lënë ministër pa kritikuar dhe kjo është cështja e saj. ne ishim për të folur për progres raportin dhe kemi diskutuar me ministrat për reformat në fushat që ata mbulojnë të cilat kaën nevojë për një mirëkuptim më të gjerë dhe mbështetje sa më të madhe