Daniel Radcliffe i emocionuar për yllin e tij “Bulevardin e Famës”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2015, 17:30
Aktori Daniel Radcliffe, i cili u bë i famshëm nga filmi “Harry Potter, u shfaq tepër i emocionuar, teksa mori yllin e tij në “Bulevardin e Famës” në Hollywood.Që në moshën 11-vjeçare, aktori u bë i njohur për rolin e tij tek “Harry Poter” dhe fama e tij u rrit bashkë me të, duke qenë në qendër të vëmendjes.Megjithatë, gjatë ceremonisë simbolike, ai foli edhe për faktin se si nuk i nënvlerëson mediat dhe fansat e tij.Më pas, ai zbuloi yllin e tij në bulevardin e famës dhe ajo që ra në sy ishte se aktori kishte rruar kokën.Filmi tjetër ku do të interpretojë Radcliffe është 'Victor Frankenstein', që do të shfaqet në kinematë në Amerikën e Veriut më 25 nëntor.
/Oranews.tv/