Missy Elliot, rikthehet mbretëresha e muzikës rap
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2015, 16:36
Missy Elliot, mbretëresha e muzikës Rap është kthyer! Ajo ka publikuar këngën e saj të re, që e ka shoqëruar edhe me një klip, të parin pas 7 vitesh. Videoja vjen me shumë detaje dhe fansa që thërrasin emrin e Missy Elliot.Duke filluar që nga refreni “addictive” e duke përfunduar me grupet e kërcimit dhe aksesoret që kurrë nuk mungojnë për Missy, “WTF (Where They From)”, kjo këngë në bashkëpunim me Pharrell, premton të bëhet një hit që do e dëgjoni pafund.Artistes 44-vjeçare i mbetet vetëm të nxjerrë një album për ta bërë të plotë rikthimin e saj, pasi kujtojmë që i fundit, “The Cookbook”, doli në treg në vitin 2005.Missy ia doli të rikthehej siç duhej ndërsa Pharrell dihet tashmë që nuk zhgënjen./Oranews.tv/